7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Faton Ahmeti: Çdo shoqëri,...

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Faton Ahmeti: Çdo shoqëri, humanizmin e saj, duhet ta shfaq në trajtimin e këtyre kategorive

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit kryetar i degës së BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti ka kujtuar 3 Dhjetorin ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara duke shkruar se “Çdo shoqëri, humanizmin e saj, duhet ta shfaq në trajtimin e këtyre kategorive”, shkruan Top24

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, na bën të gjithëve të mendojmë dhe të shtojmë përpjekjet për të siguruar një ambient ku secili individ, pavarësisht aftësive të tyre, ka të drejtën për të jetuar në mënyrë të barabartë dhe të dinjitetshme.

Kjo ditë na jep mundësinë që të kujtojmë përpjekjet e deritanishme, që nuk janë të mjaftueshme, për të krijuar një botë që është e qasshme dhe përfshirëse për secilin.

Integrimi në tregun e punës, të drejtat e barabarta dhe ndihma e ofruar duhet të jetë prioritet i çdo institucioni dhe i shoqërisë në përgjithësi.

Çdo shoqëri, humanizmin e saj, duhet ta shfaq në trajtimin e këtyre kategorive.

Do të qëndrojmë afër jush, në çdo sfidë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments