Ansambli Nacional i Këngëve e Valleve Popullore Shqiptare, në kuadër të programit artistik dhe hapjes së vitit kalendarik 2023, Ju fton në manifestimin tradicional “Dita e plisit”, ku do të jepet një koncert solemn me këngët e vallet më të bukura të trevave tona!
Kjo ngjarje sjell premierën absolute të “Valles së Bareshës”! Për të gjithë spektatorët rikthehet edhe “Vallja e Shotës” në versionin e saj origjinal.
Kësaj ngjarje ia shton ekskluzivitetin pjesëmarrja e mysafirëve specialë, të Ansamblit unik folklorik “Drenica”.
Kjo ngjarje që gërsheton të kaluarën dhe të sotmen, mbahet nën përkujdesjen e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës!
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij manifestimi të madh që mbahet më 17 shkurt në ora 14:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup!
Sponsorë medial: Televizioni i Maqedonisë – Programi në Gjuhën Shqipe dhe Televizioni Shqiptar(TVSH)!
Bëhuni pjesë e kësaj ngjarje të rrallë kulturore për të shënuar së bashku ngjarjen më të rrallë në vend, “Dita e plisit”