-0 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaDita e pestë e luftës/ Vijon raundi i tretë i negociatave me...

Dita e pestë e luftës/ Vijon raundi i tretë i negociatave me Rusinë, Ukraina kërkon armëpushim dhe tërheqje të trupave rusë

Ukraina është në ditën e pestë të luftës, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj vendit fqinj. Sot po mbahet takimi mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi, ndonëse presidenti Volodimir Zelensky nuk pret që të sjellë një zgjidhje për vendin e tij.

Vijon raundi i tretë i negociatave

Negociatat ndërmjet delegacioneve ukrainase dhe ruse janë ende në vazhdim.

Raundi i tretë i bisedimeve do të fillojë pas pak minutash, njoftoi në Twitter, Mykhailo Podoliak, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit.

Kryeministri ukrainas: Po aplikojmë për t’u anëtarësuar në BE

Ukraina po përgatit një aplikim për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian sipas një procedure të veçantë, tha kryeministri Denis Shmygal.

Me anë të një statusi në median e tij sociale, kryeministri ukrainas tha se populli i tij e ka vërtetuar që janë pjesë “integrale e komunitetit evropian”.

Ukrainasit kanë vërtetuar prej kohësh se ne të gjithë jemi pjesë integrale e komunitetit evropian. Është koha për ta hedhur këtë në letër. Ukraina po aplikon për anëtarësim në BE sipas një procedure të veçantë”.

Shmygal shkroi që ai vetë kishte komunikuar me homologun slloven për këtë çështje, po ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Veprimet e pushtuesit morën rezistencë të paparë. Ukrainasit kanë bërë prej kohësh zgjedhjen e tyre të qytetërimit. Shpresojmë që vendimi të merret menjëherë. Siç vuri në dukje Presidenti, kjo është edhe e mundur edhe e drejtë”, mbyll shkrimin kryeministri ukrainas.

Ukraina kërkon armëpushim dhe tërheqje të trupave

Ukraina kërkon armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse në takimin me delegacionin rus në Bjellorusi. “Çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina”, thuhet në një njoftim zyrtar.

Sipas një njoftimi nga zyra e presidentit, delegacioni është ministri i Mbrojtjes Oleksy Reznikov, këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak dhe zëvendës ministrin e Punëve të Jashtme, Mykola Tochytskyi.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit. Ai ndodhet në Ukrainë për të mbrojtur vendin e tij përballë forcave ruse.

Ndërkohë që në orën e fundit është raportuar se nuk janë dëgjuar më sirenat e sulmit ajror në disa qytete të Ukrainës.

Një ditë më parë, presidenti Vladimir Putini urdhëroi forcat bërthamore ruse që të jenë në gatishmëri të nivelit të lartë, për shkak të “deklaratave agresive nga udhëheqësit e NATO-s dhe sanksioneve ekonomike kundër Moskës”.

Shtëpia e Bardhë reagoi duke theksuar se ky urdhër i Presidentit Putin është pjesë kërcënimeve të sajuara nga Moska për të justifikuar agresionin. “Rusia në asnjë moment nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s, Rusia nuk ka qenë nën kërcënimin e Ukrainës”, tha një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments