28.7 C
Tetovo
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
BallinaLajmeDita e NATO-s, Osmani organizoi mëngjes pune në Ministrinë e Punëve të...

Dita e NATO-s, Osmani organizoi mëngjes pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Me rastin е Ditës së NATO-s, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, organizoi pritje në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në të cilën mori pjesë edhe Kryeministri, Dimitar Kovaçevski.tv21

Osmani në fjalimin e tij i theksoi përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, duke e vlerësuar si sukses historik dhe arritjen më të rëndësishme të politikës së jashtme. Theksoi se anëtarësimi ynë në Aleancë është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, veçanërisht në kontekst të sfidave aktuale dhe të sigurisë.“Aleanca është mbështetës i orientimit euro-atlantik të rajonit tonë, e përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, rajon me rëndësi strategjike për NATO-n, me të cilin ka një histori të gjatë të bashkëpunimit dhe zbatimit të operacioneve, që e mundësuan paqen dhe stabilitetin. Situata e jashtëzakonshme në kontinentin evropian tregon se zgjerimi i BE-së është në radhë të parë politikë sigurie, prandaj, i bëjmë një tjetër thirrje të fortë Unionit për qasje proaktive dhe përshpejtim të proceseve integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjë që është thelbësore për ruajtjen e sigurisë së Evropës”, theksoi Osmani.

Osmani theksoi se pushtimi rus ndaj Ukrainës, kontribuoi për forcimin e unitetit të vendeve anëtare, bashkëpunim më të madh në drejtim të ndërtimit të rezistencës dhe kthimit të Alenacës nga kërcënimet eminente, si dhe forcimin e bashkëpunimit me vendet partnere të Aleancës.

“Jemi të vendosur në dënimin e invazionit ilegal rus ndaj Ukrainës. E respektojmë guximin e popullit ukrainas me të cilin e mbrojnë shtetin, sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial. Plotësisht e mbështesim parimin fundametal se të gjitha vendet kanë të drejtë ta zgjedhin vetë rrugën e tyre, prioritetet e tyre të politikës së jashtme dhe aranzhmanet e sigurisë”, theksoi Kryeministri, Kovaçevski.

Gjithashtu, me të pranishmit u shkëmbyen mendime mbi temat aktuale rajonale dhe çështjet me interest të përbashkët, krizën humanitare të shkaktuar nga lufta në Ukrinë dhe ndikimin e saj në vendet anëtare të Aleancës, planet e ardhshme dhe aftësitë për përforcimin e mbrojtjes së NATO-s, si dhe Konceptin e ri Strategjik, që do të sigurojë gatishmëri të NATO-s për t’iu përgjigjur çdo sfide në mjedisin bashkëkohor të sigurisë.

Në ngjarje morën pjesë funksionarë të lartë qeveritar, përfaqësues të korrit diplomatik dhe institucione të rëndësishme në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments