6.2 C
Tetovo
E shtunë, 29 Mars, 2025
BallinaLajmeDita e gjashtë e protestave masive në Stamboll! Qytetarët kundërshtojnë arrestimin e...

Dita e gjashtë e protestave masive në Stamboll! Qytetarët kundërshtojnë arrestimin e kryebashkiakut, Erdogan akuzon opozitën për “provokim” të tubimeve!

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, akuzon opozitën turke për provokim të protestave, teksa tubimet madhështore në Stamboll hynë sot në ditën e gjashtë.Protestat masive nisën të mërkurën kur kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu – një kundërshtar i Erdoganit – u arrestua me akuza për korrupsion.

Imamoglu nga ana e tij pretendon se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht, diçka që Erdogan e mohon.

Screenshot_19

Më herët, qeveria turke tha se 1,133 persona ishin arrestuar që nga fillimi i protestave.

Zgjedhjet presidenciale të Turqisë nuk janë planifikuar deri në vitin 2028.

Imamoglu u konfirmua sot si kandidat i Partisë Popullore Republikane (CPH), pas një votimi simbolik paraprak.

Screenshot_18

Vala aktuale e demonstratave në të gjithë Turqinë është përshkruar si më e madhja në vend që nga protestat e Gezi të vitit 2013.

Megjithë përleshjet e dhunshme të mbrëmjes së djeshme, demonstruesit kanë vazhduar edhe sot t’i bashkohen protestave të mëdha kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu për mbrëmjen e gjashtë me radhë.

Screenshot_17

“Ne jemi këtu për të mbrojtur demokracinë”, thanë protestuesit për BBC
Irmak është një studente 22-vjeçare, e cila nuk ka njohur kurrë një Turqi pa Erdogan në pushtet.

Screenshot_16

“Unë nuk e di se çfarë bëri ai 20 vjet më parë, por në ditët e sotme, ai është thjesht një diktator,” tha aj për BBC.

“Ne nuk ndihemi të sigurt si protestues në Turqi,” tha një tjetër protestuese.

Screenshot_15

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments