5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDita e 2-të, numër i vogël i serbëve protestojnë në Mitrovicën Veriore!

Dita e 2-të, numër i vogël i serbëve protestojnë në Mitrovicën Veriore!

Po vazhdon edhe sot tubimi i serbëve para objekteve që ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicë të Veriut.

Personat që po protestojnë janë punonjës të administratës të komunës paralele serbe në këtë komunë  dhe të njëjtit po përpiqen që të kthehen në punë.

Kujtojmë se tubimi vjen disa ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, përfshirë komunën paralele të Mitrovicës, duke thënë se këto institucione po punonin nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Aksioni i 30 gushtit, i kryer nga institucionet e Kosovës u cilësua si veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe po ashtu u kundërshtua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve lokalë në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, dhe nga zyrtarët në Serbi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments