Agresioni rus në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e 19-të.
Më poshtë, iu sjellim 10 pikat që duhet t’i dini deri në këto momente nga zhvillimet e fundit. Këto i sjell The Guardian, e shkurtimisht i përkthen Periskopi:
1.Ministria e brendshme ruse ka pranuar përgjegjësinë për sulmet me raketa në Qendrën Ndërkombëtare të Paqeruajtjes dhe Sigurisë, qendër që është afër kufirit me Poloninë.
2.Si pasojë e sulmit në qendrën që përmendet në pikën 1, kanë vdekur të paktën 35 njerëz. Kryeministri britanik, Boris Johnson e ka cilësuar këtë sulm si barbar dhe tha se ishte ‘test për gjithë njerëzimin’. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dënuar sulmin duke thënë se ‘brutaliteti duhet të ndalet’.
3.Një grua shtatzënë ka vdekur pasi Rusia bombardoi spitalin ku ajo ishte shtruar për lindje. Pamjet ku shiheshin gra të tjera në përpjekje për ta lënë spitalin, janë publikuar nga media botërore.
4.Dy persona kanë vdekur mëngjesin e sotëm (e hënë) pas bombardimeve në një ndërtesë banimi në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.
5.Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenksy, i bëri edhe një herë thirrje urgjente NATO-s për vendosjen e ‘zonës ndaluese të fluturimit mbi Ukrainë’. “Nëse nuk e mbyllni qiellin tani, është çështje kohe kur raketat ruse do të bien në territorin e NATO-s”, tha Zelensky.
6.Është raportuar se Rusia ka pyetur Kinën nëse mund ta ndihmojë ushtarakisht në Ukrainë. Kjo u raportua nga Financial Times, megjithëse raportet e mëngjesit të kësaj të hëne, thonë se Ministria e jashtme kineze ka përgënjeshtruar lajmin me një diskurs që fajëson Amerikën për përhapje ‘të dezinformatave’. (Raportet e Reutres, The Guardian).
7.Këshilltari kombëtar për siguri në Amerikë, Jake Sullivan, do të takojë top diplomatin kinez Yang Jiechi në Romë sot.
8.Raportohet se Instagrami është mbyllur në Rusia pasi platforma multi-funksionale Meta, tha javën e kaluar se do të lejojë edhe përhapjen e mesazheve me një përmbajtje të tillë si: “Vdekje invaduesve rusë”.
9.Bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës sot do të mbahen përmes video-lidhjes.
10.Lideri çeçen pro-rus, Ramazan Kadyrov, raportohet se ka hyrë edhe vet në Ukrainë, për t’iu bashkuar forcave çeçene në agresionin ndaj Ukrainës./The Guardian/Periskopi/