35,000 njerëz janë evakuuar nga zonat e bombarduara. Fëmijë të vdekur pasi sulmit ajror rus në Mariupol, thotë Presidenti Zelenskyy. Rusia “heq Çernobilin nga rrjeti”.
UKRAINË– Dita 15 e luftës së Rusisë me Ukrainën. Sot është paralajmëruar takimi trepalësh i Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë në Antalia.
Një sulm ajror ka ndodhur në një maternitet në qytetin port të Mariupolit, duke lënë të plagosur gra që prisnin të lindnin. Bombat ranë edhe në dy spitale në qytetin e Zhytomyr, rreth 150 kilometra në perëndim të Kievit. Njëri është një spital për fëmijë, tha kryetari Serhiy Sukhomlin në Facebook, duke shtuar se askush nuk u lëndua. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha ky është një gjenocid dhe vijoi të bënte thirrjet për të ndaluar fluturimin në qiellin e Ukrainës. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte konfirmuar 18 sulme në objektet mjekësore që nga fillimi i pushtimit rus dy javë më parë.
Një nga negociatorët ukrainas, David Arahamia, deklaroi se më shumë se 40,000 gra dhe fëmijë u evakuuan nga e gjithë Ukraina brenda një dite, duke deklaruar se u bë një përpjekje për të evakuuar rreth 100,000 njerëz, gjë që “dështoi”. Kreu i Qendrës së Komandës Ruse për Mbrojtjen Kombëtare, Mikhail Mizintsev, tha se gjatë ditës, 5,460 persona, përfshirë 1,125 fëmijë, u evakuuan nga zonat e rrezikshme në rajone të ndryshme të Ukrainës, pa pjesëmarrjen e palës ukrainase.
Ushtria ukrainase publikoi raportin e saj ditor operacional këtë mëngjes, duke pretenduar se përparimi i Rusisë në disa pjesë të Ukrainës është ngadalësuar. Sipas informacionit të përditësuar të dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, trupat ruse u ndaluan duke përparuar në Kiev dhe rajonet e Ukrainës lindore, duke përfshirë Donetsk, Slobozhansky dhe një pjesë të rretheve operacionale të Tavriya.