Vlora Ademi është nëna e Dijarit i cili është pjesëmarrës në garat e matematikës për shkollat fillore. Ajo shprehet e shqetësuar sepse interesi i djalit të saj dhe shumë fëmijëve tjerë mund të shuhet për shkak materialeve të cilat janë vetëm në gjuhën maqedonase. Ajo shtoi se 50% të kohës së ushtrimeve ato duhet ta kalojnë duke përkthyer dhe sipas saj ky është një inkluzion tjetër në arsim.