7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDisa herë u ndal rryma derisa Mickoski po fliste ! VMRO-DPMNE fajëson...

Disa herë u ndal rryma derisa Mickoski po fliste ! VMRO-DPMNE fajëson pushtetin: Ka frikë nga të arriturat tona

Organizuan ngjarje për 100 ditëshin e qeverisjes së tyre me komunat që udhëheqin.

Në momentin kur po prezantoheshin video-incizime nga kryetarët e komunave se çka kishin arritur në këto 100 ditë, rryma elektrike u ndërpre.

Pas pak u ndezën dritat e sallës së madhe dhe të gjithë duartrokitën.

E pa humbur më shumë kohë, në skenë për të dhënë llogari për komunat u ftua lideri i kësaj partie VMRO-DPMNE.

Edhe në momentin që ai po fliste, iku energjia elektrike, por Mickoski nuk ndali me fjalimin e tij.

Tha se kuadrot e VMRO-DPMNE-së që ditën e parë që kanë filluar me punë, kanë nisur edhe të realizojnë projekte.

“Bashkë me të gjithë ju filluam të punojmë që ditën e parë. Nuk harruam se prej ku filluam, por as edhe çka duhet të bëjmë. Çdo premtim tonit i qëndrojmë pas dhe luftojmë për të, por të mos harrojmë edhe se çka gjetëm. Kaos dhe komuna të mbyllura, korrupsion dhe borxhe enorme”, tha Hristijan Mickoski.

Gjatë prezantimit të tij, ekrani mbrapa herë punonte e herë jo. Menjëherë pas përfundimit të ngjarjes nga VMRO-DPMNE fajësuan pushtetin se pse nuk pati rrymë në momentet kur Mickoski jepte llogari për punën e bërë në komuna.

 “Pikërisht në momentet kur kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski jepte llogari për atë që është punuar në 100 ditëshin e qeverisjes, nuk kishte rrymë elektrike në objektin e Filarmonisë së  Maqedonisë. Mickoski vazhdoi me llogaridhënie edhe në kushte kur nuk pati rrymë. Pushteti i LSDM-së dhe BDI-së ka borxh përgjigje dhe përgjegjësi për atë se pse nuk ka rrymë? Kërkojmë përgjegjësi, sepse askush nuk guxon të heshtë në demokraci”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Me reagim kundër VMRO-DPMNE-së doli LSDM. Thonë se kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së nuk nisur asnjë projekt dhe fajësojnë se krerët e komunave po e mbushin administratën me punësime partiake.

 “Janë 100 ditë jo punë dhe 100 ditë dështim. VMRO-DPMNË nuk bëri asgjë as për qytetarët as për komunat. 0.39 Paaftësinë e kryetarëve të komunave të VMROD-DPMNE-së e mbulon Qeveria. Ashtu ndodhi me ngrohjen në Shkup ashtu edhe me masat për krizën energjetike. Komunat e VMRO-DPMNE nuk kanë ndërmarrë asgjë për qytetarët”, tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Nga VMRO-DPMNE thonë se për 100 ditë kryetarët nga radhët e VMRO-DPMNE-së kanë realizuar 1090 projekte, 166 objekte kapitale, 33 çerdhe, 68 shkolla, 206 rrugica dhe rrugë janë në ndërtim e sipër, 111 rrjete të ujësjellësit dhe kanalizime, 96 kënde për fëmijë dhe parqe si dhe 200 deponi janë pastruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments