Lulzim Peci, drejtor i institutit KIPRED, ka kritikuar gjerësisht përfshirjen zyrtarisht të Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, duke nxjerrë edhe një konstatim interesant madje se “në sytë e perëndimit, ‘bota serbe’ dhe ‘bota e Albinit’ do të shikohen me të njëjtat thjerrëza, dhe dorën në zemër, vështirë se mund të shikohen ndryshe”.
Shkrimi i Lulzim Pecit:
Pjesemarrja e VV ne zgjedhjet e Maqedonise Veriore, ne kohen kur si asnjehere me pare rajoni ka nevoje per stabilitet, eshte nje gabim kapital me pasoja te renda per vendin tone.
Pikesepari, me kete akt do te demtohen rende marredheniet me Maqedonine e Veriut, dhe njekohesisht do ta dobesohet pozicioni i shqiptareve ne kete vend. Ky akt nga vendi yne fqinje lexohet si nje agresion ne skenen politike nga nje vend tjeter.
Se dyti, do t’i legjitimon Vucicit opsionin e pjesemarrjes ne zgjedhjet e Kosoves me partine e tij, e cila mund t’i fitoj dhjete vende ne Kuvendin e Kosoves, dhe ne te ardhmen te jete edhe pjese e qeverise. Me kete mund shkaterrohet cdo perspektive e pluralizmit politik ne mesin e komunitetit serb te Kosoves, dhe njekohesisht Serbia edhe zyrtarisht do ta bashkeqeverise vendin tone.
Se treti, me kete akt do te demtohen edhe me teper marredheniet e Kosoves me perendimin, kur kemi mbetur ne mes te rruges se perfundimit te dialogut me Serbine, dhe jemi duke e bartur peshen e sanksioneve te BE-se.
Ne syte e perendimit, “bota serbe” dhe “bota e Albinit” do te shikohen me te njejtat thjerreza, dhe doren ne zemer, veshtire se mund te shikohen ndryshe.Vetem nje gje ketu eshte enigme, dhe ajo se cfare po i duhet kjo Albinit, kur dihet se asnje te mire nuk i sjelle Kosoves, por i bjen vetem te keqija, dhe njekohesisht nuk i demton vetem shqiptaret e Maqedonise se Veriut, por edhe partite politike jo-nacionaliste ne kete vend.