Ish-deputeti Ilija Dimovski sot në edicionin veror “Click21” në TV21 ka treguar se ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani është politikan dhe përfaqësues i një partie politike, me histori të tij të veprimit.
Sipas Dimovskit, Osmani nuk mund të jetë ministër për të gjithë kur gradohet, ndërsa kur sulmohet është i pari që mbrohet se sulmohet sepse është shqiptar.“Kuvendi e zgjodhi me shumicë votash, i dha legjitimitet për të qenë ministër i Jashtëm, por kur ai promovohet pozitivisht, nuk mund të jetë për të gjithë qytetarët dhe kur promovohet në mbrojtje nën sulm thotë “Mos më sulmoni, unë jam shqiptar”, tha Dimovski.