Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski në emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike” në Alsat theksoi se punëtorët dhe punëdhënësit janë të pakënaqur me masat e Qeverisë, duke shtuar se e vetmja gjë që ka mbetur është kryengritja sociale.
“Situata është alarmante. Punëdhënësit janë të pakënaqur, punëtorët janë të pakënaqur dhe nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse të dalim në rrugë dhe të luftojmë për të drejtat tona të përcaktuara në ligj, me një kryengritje sociale “,tha Dimovski.