28.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Gusht, 2025
BallinaLajmeDimal Basha-Kryetar Kuvendi i Kosovës: Luftën e UÇK-së e kam të shenjtë,...

Dimal Basha-Kryetar Kuvendi i Kosovës: Luftën e UÇK-së e kam të shenjtë, distancohem nga ata që kanë shkruar kundër kësaj vlere

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha deklaroi se në hulumtimin e punuar në vitin 2012 ka përgjegjësi vetëm, siç tha ai, temën që lidhet me islamin fundamentalist në Kosovë.

Ai tha se nuk ka shkruar “Asnjë fjalë të vetme për UÇK”.

Kështu u shpreh ai në konferencë për media para fillimit të seancës konstituive.

“Nuk është hera e parë që unë si Dimal Basha e as ne si Lëvizje sulmohemi me të pavërterteta në çarqe të caktuara. Është jashtëzakonisht e lodhshme që në këtë vend shpifjet nuk kanë të ndalur dhe prandaj përgjegjësi që të sqarojë para qytetarëve akuzat e ulëta që janë ngritur kundër meje. Unë në vitin 2012 në kohën kur kam qenë student, sikurse edhe plotë studentë të tjerë kemi dorëzuar hulumtime për publikim. Unë aso kohe kam bërë hulumtim për çështjen e depërtimit të islamit fundamenatalist në Evropën Juglindore, por që gjithmonë ka pasur në fokus Kosovën. Unë kam dërguar hulumtimin që lidhet me vetëm këtë temë dhe këtu përfundon përgjegjësia ime lidhur me punimin në fjalë. Sa për dijeni edhe tema ime e diplomës që kam master, në vitin 2013 të publikuar, gjithashtu e mbulon vetëm këtë pjesë. Asnjë fjalë të vetme aty nuk e gjeni fjalën UÇK apo çkado tjetër”, ka deklaruar ai para gazetarëve.

Tutje, Basha thotë se luftën e UÇK-së e konsideron si të shenjtë dhe se distancohet nga të gjithë ata që kanë komente kundër kësaj vlere.

“Unë Dimal Basha, si kryetar Kuvendi dhe si çdo qytetar i kësaj republike kam të shenjtë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e popullit tonë për liri. Unë u përulem secilit që ka kontribuar në luftë dhe paqe. Dua të deklaroj me përgjegjësinë më të madhe qytetare dhe kombëtare që kurrë në jetën time nuk është shkruar dhe nuk do të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë dhe kjo nuk do koment sepse distancohem nga të gjithë ata që kanë shkruar kundër kësaj vlere”, tha Basha.kp

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments