Në ndërtimin e pozitave shtetërore dy herë jam detyruar të kërcënoj me dorëheqje, tha në emisionin “360 Gradë” në Alsat, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.
“Mendoj se opinioni duhet ta dijë, këtë e përmenda deri diku. Në betejën brenda, për ndërtimin e pozitave të përbashkëta maqedonase, dy herë u detyrova të kërcënoja me dorëheqje. Se nëse dalim jashtë kësaj linje, këtë do e bëni pa mua, dhe unë do dal jasht dhe do jem i zëshëm”, tha Dimitrov.
Në pyetjen – kujt ia ka thënë këtë, Dimitrov tha:
“Edhe kryeministrit Zaev edhe ministrit Osmani”.