11.7 C
Tetovo
E enjte, 24 Tetor, 2024
BallinaLajmeDimitrievski: I nderuar që mora pjesë në promovimin e librit “UÇK-ja paraushtarake...

Dimitrievski: I nderuar që mora pjesë në promovimin e librit “UÇK-ja paraushtarake terroriste në Maqedoni”

UÇK-ja paraushtarake terroriste në Maqedoni”, është libri i cili u promovua sot nga autori kumanovar Ivan Babanovski.

Në të rezistenca e shqiptarëve për të drejta etiketohet si lëvizje terroriste, teksa shume figura të larta ushtarake shqiptare përfshirë Ali Ahmetin, Vëllezërit Haradinaj, Ramiz Lladrovcin e të tjerë quhen terroristë të UÇK-së.

I nderuar me këtë promovim ndihet kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Ai ka përgëzuar autorin për botimin e këtij libri ofendues ndaj UÇK-së dhe shqiptarëve.

Kujtojmë se partia e Dimitrievskit ZNAM është partner koalicioni në qeverisjen VMRO-VLEN, prej të cilëve sot nuk ka pasur ndonjë reagim për këtë veprim. /tvklan.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments