5.8 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Janar, 2026
BallinaLajmeDimitrieska-Koçoska: “TVSH-ja ime” mbetet siç ka qenë

Dimitrieska-Koçoska: “TVSH-ja ime” mbetet siç ka qenë

“TVSH-ja ime” nuk do të ketë ndryshime, gjithçka mbetet si deri më tani, thotë ministrja e financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, përcjell TV21. Deklarata e ministres vjen pasi dje drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Elena Petrova, tha se masa në fjalë, që nga futja e tyre, nuk kanë dhënë efektin e pritur.

Dimitrieska-Koçoska thotë se nuk e ka dëgjuar deklaratën e drejtores së DAP-it, por konfirmoi se deri tani në Ministrinë e Financave nuk ka ardhur asnjë informacion apo raport rreth “TVSH-ja ime”.“Nuk kemi diskutuar as për ndryshimin e ligjit, as për ndonjë debat lidhur me ‘TVSH-ja ime’. Pra, nuk mund të them se do të ketë ndonjë ndryshim, përkundrazi, gjithçka mbetet si deri tani”, tha ministrja.

Drejtoresha e DAP-it, në një intervistë televizive mbrëmë, tha se nuk është diskutuar për heqjen eventuale të “TVSH-ja ime” dhe se nuk ekziston asnjë vendim apo qëllim për marrjen e një vendimi të tillë.Megjithatë, Petrova tha se kur bëhet fjalë për një masë që shpenzon fonde publike, natyrisht duhet të shihet dhe diskutohet për efikasitetin e saj dhe nëse ajo arrihet qëllimet për të cilat është vendosur.

“Përmes kësaj mase, në nivel tremujor për vitin 2025, shpenzohen rreth 14,5 milionë euro për rreth 502,000 përdorues në mesatare. Kjo shumë çdo vit rritet krahasuar me vitet e mëparshme. Rritet edhe numri i përdoruesve, por për shkak të rritjes së të ardhurave, në mesatare mund të themi se për këtë masë shpenzohen rreth katër për qind të të ardhurave vjetore nga TVSH-ja, që është ekuivalente me afërsisht gjysmën e të ardhurave mujore nga TVSH-ja”, tha Petrova.Ajo theksoi se masa, e cila është futur në vitin 2019, kishte për qëllim zvogëlimin e ekonomisë së zezë dhe çdo qytetar e vendos në rolin e inspektorit tatimor.

“Nëse e vlerësojmë masën nga ky aspekt, situatat që i shohim në terren dhe ato që mund t’i vëzhgojmë brenda, bazuar në të gjitha të dhënat që kemi, tregojnë qartë se masa nuk ka dhënë efektin e dëshiruar”, nënvizoi Petrova.

Ajo konfirmoi se aplikacioni “TVSH-ja ime” ka disa probleme teknike që vazhdojnë.

“Situata është e tillë sepse gjatë viteve nuk janë bërë investime të duhura për sigurimin e një infrastrukture IT të përshtatshme dhe për përmirësimin e sistemeve. Tani kemi nisur procesin dhe kemi realizuar blerjen më të madhe të pajisjeve IT, të cilat janë në fazë instalimi dhe do të sigurojnë një infrastrukturë IT të sigurt dhe të qëndrueshme”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments