“Tani është koha që Bashkimi Evropian të caktojë datë për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare”.
Kjo ishte porosia e parë që lideri i ri i sapozgjedhur i LSDM-së, që pritet të jetë edhe mandatar i ardhshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e dërgoi deri te Bashkimi Evropian.
I pyetur se nëse arrin të marrë mandatin për Qeverinë, cili do të jetë qëndrimi i tij për kontestin me Bullgarin, ai me përgjigje:
“Për momentin Maqedonia e Veriut udhëheqë negociata me Bullgarinë të cilat bazohen dhe bazohen në vlerat evropian dhe në to respektohen Rezolutat që janë miratuar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski.
Ai paraprakisht ka bërë të ditur se një nga pikat në programin e tij është edhe hapërimi i partisë drejt vlerave evropiane.