23.8 C
Tetovo
E martë, 26 Gusht, 2025
BallinaLajmeDimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës.Nait Hasani, Ganimete Musliu dhe...

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës.Nait Hasani, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku-PDK votojnë kundër Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit

Nait Hasani, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku votuan kundër Dimal Bashës së propozuar nga Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

PDK-ja e ka votuar Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit.Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.Basha mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime.“E ndjej nderin për votën dhe mbështetjen tuaj, njëkohësisht e ndjej edhe përgjegjësin që më është dhënë. Ky institucion është zemra e demokracisë tonë, vendi ku përfaqësohen zërat e të gjithë qytetarëve tanë. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica, liria dhe shteti ynë janë më të mëdha se çdo interes i përveçëm”, tha ai në fjalën e parë si kreu i Kuvendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments