Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ka kërkuar largimin e emrit të tij nga artikulli ku flitet për ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se nuk e ka ditur se kapitulli i tij ku flitet për fundemantalizmin islamik, është në bashkëautorësi dhe se po ashtu ka kërkuar largimin e kapitullit nga ky artikull.
“Nuk e kam ditur se do të publikohet në bashkëautorësi, por si kapitull i veçantë. Në asnjë moment nuk e kam ditur se do të publikohet. Kurrë në jetë nuk e kam lexu atë artikull, andaj kam dërguar email për largimin e emrit tim nga ky artikull po ashtu edhe kapitullin e shkruar nga unë”, tha ai.
Këto komente Basha i bëri pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë të hënën.
Ai kërkoi falje siç tha për neglizhencën që nuk ka qenë i vëmendshëm për këtë artikull dhe largimin e kapitullit të tij nga i njëjti.