14 C
Tetovo
E enjte, 12 Qershor, 2025
BallinaOpinionDILAVER GOXHAJ(Shpëtim Golemi), Ish-zv. Shef i Shefit të SHP të UCK-së/A ËSHTË...

DILAVER GOXHAJ(Shpëtim Golemi), Ish-zv. Shef i Shefit të SHP të UCK-së/A ËSHTË DATA 10 QERSHOR,DATË HISTORIKE DHE FESTIVE,PËR INSTITUCIONET DHE PËR POLITIKANËT E KOSOVËS?



Mendojmë se, veçanërisht për Kosovën, data 10 Qershor është data më e rëndësishme
për historinë e popullin shqiptar në Kosovë, duke bazuar në ngjarjet e mëposhtme:

  1. Më 10 Qershor 1878 në Kosovë, në Prizëren, u krijua Lidhja Shqiptare e
    Prizërenit;
  2. Më 10 Qershor 1998 u krijua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Clirimtare e
    Kosovës; Prej asaj date Lufta për Clirimin e Kosovës pati një Komandë unike,
    duke e shpëtuar atë luftë çlirimtare prej dështimit të saj;
  3. Si rrjedhojë, më 10 Qershor 1998 Lufta Clirimtare e Kosovës u shndërrua në
    Kryengritje Popullore;
  4. Më 10 Qershor 1999 Serbia pranoi kapitullimin para Ushtrisë Clirimtare të
    Kosovës me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës;
  5. Data10 Qershor 1999 shënon ditën e Clirimit të Kosovës nga pushtimi shekullor i
    Serbisë.
  6. Më 10 Qershor 2007 Presidenti i SHBA, Xh. Bush, deklaroi nga Tirana, (kur ishte
    për vizitë), njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
    Por, po t’i referohemi Kalendarit të Festive Zyrtare të Kosovës, për fat të keq, drejtuesit
    politikë dhe ata të Institucioneve ligjore shtetërore e qeveritare të Kosovës, nuk duan ta
    njohin datën e 10 QERSHOR si festë zyrtare, edhe pse ajo datë përfaqëson 4 (katër)
    evenimentet ndër më të rëndësishmit të historisë së kësaj treve të madhe shqiptare, që
    përbëjnë edhe festa kombëtare.
    Po ndalemi, së pari, te data e 10 Qershorit 1999, që është dita e çlirimit të Kosovës një
    herë e përgjithmon prej pushtimit një shekullor serb. Të befason fakti se, edhe partitë
    që përkrahën dhe furnizuan me luftëtarë formacionet e UCK-së janë pajtuar me
    mosnjohjen si festë, datën 10 qershor 1999!

Mirë, udhëheqja dhe shumica e anëtarësisë së atyre partive politike që e anatemuan
UCK-në ose që qëndruan asnjëanëse me luftën e saj, ose e patën urryer apo
nënvleftësuar Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, ngaqë UCK-ja bëri të kundërtën e lutjeve
të Azem Vllasit të vitit 1989, kur ndiqte nga pas Millosheviçin si qenush zotërie,
në mitingun e tij në Fushë-Kosovë, duke i thënë: “Aman mos na e prish
Jugosllavinë!”, (sikundër na e bën me dije gazetarja trimëreshë Kimete
Berisha), po si është e mundur që anëtarësia e Ushtrisë Çlirimtare e
Kosovos, veçanërisht deputetët dhe intelektualët e dalë nga radhët e saj, e
kanë pranuar këtë veprim antikombëtar? Mos vallë i kanë urdhëruar apo i

trembur që të mohojnë vetëveten, apo i kanë korruptuar që tëheshtin dhe
të mos guxojnë të shprehen se ka pas luftë çlirimtare në Kosovë?
Si rrjedhoj, na jepet e drejta të shprehim habinë se, si është e mundur që edhe partitë që
u ngazhuan në atë luftë çlirimtare, si dhe shoqatat e veteranëve të dala nga ajo luftë
çlirimtare, të mund të jenë penduar pse morën pjesë në atë luftë çlirimtare, si dhe ata që
e ndihmuan UÇK-në?!
Madje, shumica e komunave të Kosovës, për turpin tonë kombëtar, në vitet e para pas
çlirimit festonin si datë çlirimi të Kosovës datën 12 ose 13 Qershorin 1999, datat kur
hynë forcat tokësore franceze të NATO-s!
Me sa mund të kuptohet, për t’i nxjerrë nga ky “turp” i madh, pse gati 2% e popullsisë
së Kosovës rrëmbëu armët dhe luftoi kundër Serbisë pushtuese e kolonizuese,
Parlamenti i Kosovës nuk njeh dhe “nuk di” të ketë ndonjë lloj date që të festohet si datë
Clirimi e Kosvës nga Serbia.
Madje, sikundër tregon Kalendari i festive zyrtare të Kosovës, Parlamenti i saj njej si
datë pavarësimi të Kosovës, datën 17 shkurt të vitit 2008, meqenëse atë ditë do të ketë
pasur vështirësi kolosale për leximin e tekstit të asaj ahpalljeje për miratim si datë e
pavarësimit të Kosovës!
Mirëpo, a mund të ketë datë të pavarësisë së Kosovës duke mos pasur datë çlirimi të
Kosovës?! Ç’është ky paradoks? Nuk e dinë këta historianë, politikanë, intelektualë,
deputetë dhe organizatat e veteranëve të UCK-së se Kuvendi i Vlorës e shpalli
pavarësisinë kur qeveria turke i kishte pranuar 13 kërkesat e kryengritjes mbarë
shqiptare, kur ishin çlirruar të gjithë qytetet, qysh më 23 gusht 1912, prandaj dhe fqinjët
tanë nxituan dhe shpërthyen Luftën Ballkanike më 8 tetor 1912 dhe, për t’i vënë para
faktit të kryer shtetet grabitqare Ballkanike, u mblodh me urgjencë Kuvendi
mbarëkombëtar i Vlorës. Pra, pavarësia u shpall kur kryengritja i kish çliruar trojet
shqiptare dhe po riorganizohej për t’i mbrojtur ato troje nga pushtuesit e rinj fqinjë.
(“Histori e Shqipërisë”, 1965, f.349-360)
Nëse do të pranohet se në Kosovë nuk kemi pas Luftë Çlirimtare dhe ushtri Clirimtare të
Kosovës, sikundër na tregon Kalendari i Festave Zyrtare të Kosovës, atëhere datë
pavarësie të Kosovës do të ishte ajo e 7 Shtator 1990, kur u shpall Kosova Republikë me
Kushtetutë, në një mbledhje në Kaçanik, që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2
Korrikut 1990, ndërkohë që ende Kosova ishte nën pushtimin e Serbisë.
Çfraë duan drejtuesit politikë e shtetërorë të Kosovës të na thonë me mos-njohjen e
datës 10 qershor 1999, si datën e çlirimit të Kosovës nga Serbia, përderisa nuk e quajnë
festë zyrtare?!
Por, sikur të ishte vetëm mosnjohja e kësaj date për çlirim të Kosovës nga Serbia, si festë
zyrtare, do të ishte gjysma e së keqes. Duke iu referuar po këtij kalendari festash të
Kosovës, rezulton se Kosova e ka hequr nga festat zyrtare edhe Ditën e Flamurit, (28

Nëntorin e vitit 1912), të cilën populli shqiptar në të gjitha trevat shqiptare dhe në
diasporë kanë 112 vite të tërë që po e festonë.
Mos vallë, ky Parlament i Kosovës, duke mohuar Diën e 28 Nëntorit si Dita e Pavarësisë
Kombëtare (Dita e Flamurit), por vetëm 17 shkurtin e vitit 2008, mos duan të thonë se
kjo është edhe data e çlirimit e Kosovës edhe nga Shqipëria?!
Na e përforcon këtë dyshim edhe fakti që, menjëherë porsa u mohua zyrtarisht festa e
28 Nëntorit nga Parlamenti i Kosobvës, edhe Teatri i Prishtinës u emërtua “Teatri
Kombtar”, që do të thotë: Teatri i Kombit Kosovar, apo jo?
Si nuk ka reaguar qoftë edhe një deputet i vetëm në atë Parlament, të paktën një ish
luftëtar i UCK-së, për këto skandale me datat më të rëndësishme, si për Kosovën edhe
për mbarë kombin shqiptar?
A kemi të drejtë atëhere të shprehemi se nuk duhet të jetë rastësi dhe nuk mund ta ketë
nismë të vetën, matematikani Nexhmedin Spahiu, i cili ka marrë flamurin e shpalljes
së Teorisë për KOMBIN KOSOVAR, edhe pse ai nuk është as historian as etnograf,
pavarësisht se ka qenë profesor në Universitetin e Tiranës, në Universitetin e Tetovës,
në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Hamburgut. Është e vështirë të
besohet që matematikani Nexhmedin Spahiu ta ketë thjesht nga vetja e tij, deklarimin
se populli shqiptar në Kosovë nuk i përketë kombit shqiptar.
E shprehim këtë mendim, për faktin se para tij është Ibrahim Rugova, që ishte kundër
bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, shprehur me bindje të plotë qysh në vitin 1993, në
gazetën «Tageszeitung» të Berlinit: «Ne propozojmë që Kosova të ketë një pavarësi dhe
një neutralitet të garantuar ndërkombëtarisht. Kjo nënkupton heqjen dorë nga
bashkimi me Shqipërin…Tani natyrisht kemi një radikalizim, ekstremistët, të cilët
kritikojnë lëvizjen tonë paqësore dhe duan ribashkim me Shqipërinë, po fitojnë
mbështetje. Por ata absolutisht nuk kanë shans.»( https://javaneës.al/rugova-e-
besonte-bashkimin-me-shqiperine/).
Prandaj dhe më vonë Rugova e shpalli popullin shqiptare në Kosovë, komb dardan.
Prandaj dhe më vonë Parlamenti i Kosovës e mohoi Flamurin Kombëtar me Shqiponjën
dykrenare, dhe krijoiflamurin e saj me 6 disa yje të bardhë, me sfond blu dhe me harëtn
ngjyrë kafe të Kosovës, duke mos marrë asnjë prej dy ngjyrave të Flamurit Kombëtr
Shqiptar.
Prandaj dhe ai Parlament miratoi me Kushtetutë se Kosova nuk mund t’i bashkohet
asnjë shteti tjetër, edhe pse në Marrëveshjen e Rambujesë Sekretarja e Shtetit të SHBA
përdori veton e saj dhe në Pikën 3 të Kapitullit 8 të asaj Marrëveshjeje shtoi që: “Tre
vite pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje do të thirret një mbledhje për zgjidhjen
finale për Kosovën në bazë të vullnetit të popullit.”, dhe kanë kaluar 26 vite dhe as
politika e Tiranës as ajo e Prishtinë nuk duan ta zhvillojnë këtë referendum popullor.

Mos vallë, ai vendim i vitit 2008, për heqjen nga kalendari i festive të Kosovës , i datës
28 Nëntor, (dita e pavarësisë së Kombit Shqiptar, pasi Kuvendi I Vlorës i 28 nëntorit
1912 ishte kuvend mbarë shqiptar, dhe që pavarësinë e shpalli për gjithë trojet e banuara
me shqiptarë në Ballkan), është bërë me paramendim për ta mohuar edhe Luftën për
Çlirimin e Kosovës, (luftën e UCK-së)?
Kjo pyetje i lind kujtdo shqiptari që e ka lexuar qoftë edhe një herë tekstin e Betimit
Ushtarak të UÇK-së, i cili nis me shprehjen: “Unë, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre”;
pavarësishtë se, ka zëra nga ish-anëtarë të Kryesisë së LPK-së, që thonë se, “pjesën e
dytë të kësaj fjalie e kanë shtuar ata të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, dhe nuk kemi
parë ende që të kundërshtohet ky zë nga ish-udhëheqja e LPK-së!
Me sap o kurohet, këto lloj deklaratësh “individuale” nuk duhet të jenë rastësi.
Theksojmë se, ngaqë në formulën e atij Betimi Ushtarak të UÇK-së ekzistonte fraza:
“betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre”, prandaj
shkuan vullnetarë në radhët e UÇK-së shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, si dhe nga
e gjithë dispora e tyre. Nëse ai Betim do të theksonte atë që ka thënë Rugova e
Nexhmadin Spahiu, absolutisht asnjë shqiptar i trojeve të tjera shqiptare nuk do të
bënte këmbë për t’iu bashkuar UCK-së. Të gjithë janë fajtorë, politikanë e popull, kush
më shumë e kush më pak që ku referendum nuk është zhvilluar.
Derisa nuk ka reagime, për këto fakte që reshtuam më lart, nga asnjë institucion
shtetëror në Kosovë, kemi të drejtën të shprehemi se këto vendime janë marrë vetëm e
vetëm për të mohuar Luftën Çlirimtare të popullit tonë heroik në Kosovë, duke u
servilosur ndaj të huajve, duke deklaruar dhe pasur bindjen se vetëm me përkrahjen e
tyre mund të qëndrojnë në pushtet, duke ia atribuar çlirimin e Kosovës vetëm
bombardimeve 78 ditore të aviacionit të NATO-s.
Madje, kuk mund të besohet të jetë rastësi që, menjëherë pas heqjes së festës, për datën
çlirimin e Kosovës, që është 10 Qershori i vitit 1999, dhe datën e 28 Nëntorit nga
kalendari i festave zyrtare në Kosovë, 2 vite më pas, më 2010, Parlamenti i Kosovës
miraton me këmbëngulje ekstreme Gjykatën Speciale kundër UCK-së, duke u akuzuar
ajo si ushtri si “Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët”, me akuzën se gjoja ajo ushtri ka
kryer krime kunër qytetarëve në Kosovës që ishin kundër UCK-së.
Mos vallë qëllimi i vetëm i miratimit të asaj Gjykate Speciale është që ajo luftë çlirimtare
të quhet nesër “luftë civile”, gjoja se jemi një popull me serbët, dhe Kosova, pas
përfundiumet të atij gjykimi, nuk është çudi që të kërkohet kthimi i Kosovës si pjesë
territorial e Serbisë?
Prandaj besojmë se nuk duhet të jetë rastësi që disa vite pas krijimit të kësaj Gjykate
Speciale dhe instalimit të saj në Hagë, (dhe jo në Kosovë?!), hidhet ideja e “Ballkanit të
Hapur”, ngjashëm me vendimin e Kongresit V të LKJ, i vitit 1941, i cili kishte vendosur
që, Shqipëria t’i bashkohej Kosovës për zgjerimin e Jugosllavisë dhe të Sërbisë, dhe jo
Kosova Shqipërisë. Qëllimi i LKJ-së ka qenë dhe është: Që të mos ekzistojë më shtet

shqiptar në Ballkan. Këtë vendim, të atij Kongresi të LKJ, na e bën me dije filozofi dhe
politologu Ukshin Hoti.” (U.Hoti,“Filozofia politike e çështjes shqiptare”,f.188-190).
Të gjitha këto pikëpyetje dalin nga mohimi dhe mos festimi datës 10 qershor, datë e cila
ka 6 (gjashtë ngjarje të rëndësishme përcaktuese të kombit shqiptar, sikundër i
theksuam më lart!
Pse ky mohim? Të jetë vallë nga padija? Po gjithë ata intelektualë e historianë shqiptarë
në Kosovë, nuk i kanë shqetësuar këto vendime të Parlamentit të Kosovës?! Edhe kjo të
jetë rastësi?
Është më se e vërtetë që NATO-ja na ndihmoi 78 ditët e fundit të Luftës Çlirimtare të
Kosovës, duke goditur me Aviacionin e saj gjujtës- bombardues, kryesisht në Serbi, dhe
për këtë ndihmë duhet t’i jemi mirënjohës përjetësisht Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, veçanërisht presidentit Klinton, zonjës Ollbrajt dhe Gjeneralit Uesli Klark.
Por të jemi të bindur nuk mund të çlirohej kurrën e kurrës Kosova vetëm me kërcënimin
e NATO-s përmes aviacionit të saj, po të mos luftonin në terren 38 mijë burra, djem dha
vajza të popullit shqiptar në Kosovë pa kontributin edhe kaq shqiptarëve të Kosovës në
diasporë financiarisht, në interest ë Fondit “Vendlindja Thërret!”
Nuk mund të çlirohet apo të pushtohet kurrën e kurrës një shtet apo një popull vetëm
me aviacion, po nuk shkeli këmba e ushtarit. “Historia nuk njeh ndonjë rast që fuqia
ajrore të ketë pasur sukses e vetme,[…] ngaqë e keqja e fuqisë ajrore kur është e vetme
është se e len inisiativën në duart e armikut,[…] Në çdo luftë është këmbsoria ajo që
duhet të ngrejë flamurin e fitores në fushën e betejës.”, sikundër shkruan Shefi i
Shtabeve të Bashkuara Amerikane, Kolin Pauell, (“Udhëtimi im amerikan”,
f.371,381,388).
Faktori kryesor në luftë është NJERIU dhe jo arma apo teknika.
Për të bindur politikanët dhe qeveritarët servilë në Kosovë ndaj të huajve se, Kosovën e
çliroi Ushtria Çlirimtare e saj, mjafton t’ju kujtojmë telegramin-fax të ish-Komandantit
të Përgjithshëm të NATO-s, Gjeneralit Amerikan me 4 Yje, Uesli Klark, që ia adresoi
Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të nesërmen e kapitullimit të
Serbisë, më 11 Qershor 1999, duke na thënë: “BASHKËVEPRIMI LUFTARAK MË I
MIRË NË HISTORINË 50 VJEÇARE TË NATO-s !”
Krenohuni me Ushtrinë Tonë Çlirimtare të Kosovës dhe boll me mohimin e gjakut,
sakrificat dhe djersën e 38 mijë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë; boll me
mohimin e të qenit të të gjithë shqiptarëve në Ballkan një komb i vetëm, dhe mos e
barazoni atë gjak të shenjtë shqiptarësh me karburantin e avjonave të disa shteteve prej
19 anëtare të NATO-s të asaj periudhe.
Politikanë dhe qeveritarë të Kosovës mos e fyeni historinë e popullit shqiptar në Kosovë
duke mos i njohur meritat e Ushtrisë së tij Clirimtare!
DILAVER GOXHAJ
(Shpëtim Golemi), Ish-zv. Shef i Shefit të SHP të UCK-së

Tiranë, 10 Qershor 2025
Festat zyrtare 2025 – Kosove
https://kalemi.com/udhetime/festat-zyrtare-2025-kosove/
01 janar 2025 Viti i Ri
02 janar 2025 Viti i Ri
07 janar 2025 Krishtlindjet Ortodokse
17 shkurt 2025 Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
30 mars 2025 Bajrami i Madh, dita e parë
09 prill 2025 Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
20 prill 2025 Pashkët Ortodokse
20 prill 2025 Pashkët Katolike
01 maj 2025 Dita Ndërkombëtare e Punës
09 maj 2025 Dita e Evropës
06 qershor 2025 Bajrami i Vogël, dita e parë
25 dhjetor 2025-Krishtlindjet Katolike

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments