7.1 C
Tetovo
E hënë, 31 Mars, 2025
BallinaOpinionDilaver Goxhaj / TETËDHJETË VJETORI,I SHKOLLËS SË MESME USHTARAKE “SKËNDERBEJ”

Dilaver Goxhaj / TETËDHJETË VJETORI,I SHKOLLËS SË MESME USHTARAKE “SKËNDERBEJ”


“Kur e kaluara pushon së hedhuri dritën e saj mbi të
ardhmen, mendja e njeriut endet në errësisrë.”
Tokëvili

Nga koloneli në pension, Dilaver Goxhaj
Më 28 Mars 1945 u themelua Shkolla e Mesme Ushtarake “Skëndërbej”, me
drejtim të përgjithshëm dhe falas.
Fillimisht shkolla “Skënderbej u krijua pranë shkollë së perfeksionimit të
oficerëve.
Ideatori i parë i kësaj Shkollë Ushtarake për Shqipërinë ka qenë filozofi ynë Sami
Frashëri, i cili e ka theksuar në librin e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të
bëhet”( Prishtinë 1978, vepra, v.2, f.85,91):
“Në kryeqytet të Shqipërisë, të cilënë mundimë ta quajmë Skënderbegas… Përveç
shkollave të dyta e të treta do të jetë një shkollë ushtërije me këtë emër, më pastaj duhet
të hapenë: një në Shqipëri të Sipërme, (kuptohet në Kosovë, D.G), e një në të
Poshtërmet. Shkoll’ e aniërisë duhet të jetë mb’anë detit, tek të jen’ edhe aniat’ e luftësë,
në Durrës a në Ujët-të-Ftohtë, afër Vlorësë.”
Dhe Sami Frashëri e shpjegon vetë pse e ka emërtuar me këtë shkollë me këtë
emër: “Skëndërbeu ynë q’i ka dhënë edhe do t’i apë gjithë jetënë nder Shqipërisë, ky
burrë i pashoktë ish foshnjë, kur ra ndër duart të Tyrqet, e u rit në plasët të Sulltanit;
që pa mbirë qime në faqet e tij tregonte trimërira e bënte punëra n’ushtëri të Tyrqet, që
çuditësh gjithë bota; kudo që vinte, muntte e njeri s’i qëndronte dot kundrejt.”(po aty, f.
30)
Por historia tregon se përgatitja për komandantë lufte qysh në moshën fëminore
është trashëguar të paktën 4 shekuj para Krishtit. Këtë fakt na e dëshmon historiani
gjerman Artur Vajgal, i cili sqaron për Aleksandrin e Madh: “Në atë kohë kur
Aleksandri ishte gati 12 vjeç (viti 367 p.e.r, DG), duket se Filipit iu ngjall interesi për
djalin…Filipit i interesonte shumë ta shkëpuste Aleksandrin prej ndikimit të
mbretëreshës, Olimpiadës, prandaj, ai tok me Aristotelin vendosën që shkollën e re ta
ndërtonin pak larg nga kryeqyteti. Për këtë zgjodhën qytetin e vogël të Miezas…
Godinat e shkollës i ndërtuan në një pyll të lashtë nimfash”.(Artur Vajgal, “Aleksandri i
Madh”, ShB Bargjini, Tiranë, 2002, f. 58, 66).


Vënia në jetë e këtij amaneti të filozofit tonë rilindas Sami Frashëri, ka
themelues Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare,
Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha:
“Të gjithë shokët e brezit tonë, kur ishim në bankat e shkollave, lexonim librin e
Samiut “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”. Unë e mbajta atë libër në çantën
time të partizanit, e lexoja dhe e kuptoja tani, duke krijuar shkollën e kadetëve
“Skënderbej”, nga ku do të dalin oficerët e rinj të ushtrisë, në të cilën hanë lart nga 300
djem të popullit prej 12- 16 vjeç, djem dëshmorësh, punëtorësh e katundarësh, dhe të
rinj, të zgjedhur nga gjithë njësitë e Ushtrisë Ncional-Çlirimtare.”(E.Hoxha E.Hoxha:
v.3, f.31) …”Pra, duhej të nderonim këta luftëtarë të mëdhenj dhe t’i tregojmë edhe një

herë popullit se bijtë e denjë të tij ishin partizanët, të cilët po mësojnë me zell të madh
për t’u bërë të denjë për atdheun… Në rast se për Ushtrinë kërkojmë njerëz nga
gjimnazet, do të gjejmë vështirësi t’i bëjmë oficerë. Mua më duket se shkolla
“Skëndërbej duhet të jetë një bazë e mirë, sepse atje grumbullohen dhe përgatiten për
oficerë bij të punëtorëve dhe të fshatarëve… T’i kemi në kujdes të veçantë
skënderbegasit e vegjël, të cilët janë FIDANISHTJA, e ardhshmja e lavdishme e Ushtrisë
sonë Popullore… Prandaj për shkollën “Skënderbej” duhet bërë kujdesi më i madh.”
(E.Hoxha: v.15,f.413; v.17, f.404; v. 23, f.280; v.34, f.434-435, 440)


Fillimisht kjo shkollë u emërtua “Shkolla e pionerëve ushtarakë”, dhe në vitin
1947 morri emërin “Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake – Skënderbej”. Kjo
FIDANISHTE e Ushtrisë Popullore Shqiptare kontrollohej jo vetëm nga Ministrai e
Arsimit por edhe nga Ministria e Mbrojtjes, gjë që e bënte atë të dallohej midis
institucioneve të tjera arsimore të vendit.
Deri në vitin 1950 në këtë shkollë pranoheshin prej moshës 10 deri 18 vjeç; pas
këtij viti filluan të pranoheshin prej moshës 14 deri 18 vjeç.
Në vitin 1963 kjo u shndërrua në shkollë e mesme e tipit: Klasike Ushtarake –
Shkencor-Teknik-Arte, (thënë ndryshe: shkollë e tipit klasik-shkencor-politeknik), pasi,
prej Shtatorit të atij viti filloi të dërgojë nxënësit e saj në të gjitha shkollat e mesme
profesionale të Tiranës, përfshi edhe në Liceun Artistik “Jordan Misia”, përjashtuar
vetëm shkollën e mesme mjekësore.
Në këtë Fidanishte të ish-Ushtrisë Popullore kanë studjuar rreth 33 mijë të rinj.
Shumë prej tyre kanë drejtuar struktura dhe njësi të larta ushtarake.
Në periudhën Qershor – Shtator 1966, 12 (dymbëdhjetë) nxënës të kësaj
Fidanishteje i dërgoi Qeveria në Republikën Demokratike të Vietnamit, për të marrë
përvojën e luftës popullore mbrojtëse të gjithanshme në kushtet e armatimeve moderne
të kohës. (Ramiz Feçori “Lufta e Vietnamit”,Tiranë 2008, f3-4)
Ndërsa 3 (tre) nxënës, të dalë po nga kjo Fidanishte ushtarake, shkuan vullnetarë
në radhët e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, në vitin 1999, kur luftohej për çlirimin e saj,
të cilëve iu besuan funksione drejtuese të larta e me shumë përgjegjësi. Për ironi të fatit:
të tre ishin oficera të armës së Mbrojtjes Kundërajrore. Një prej tyre ra dëshmor për
çlirimin e Kosovës, djali nga Kavaja, Indrit Lulëzim Cara. I pari oficer dëshmor për
çlirim kombëtar, i dalë nga Shkolla e Mesme Ushtarake e Përgjithshme “Skënderbej”.  


Dikush edhe mund të pyesi: A kanë të tillë shkollë ushtarake shtetet e tjera? Po i
rendisim me rend alfabetik disa shtete:
ANGLIA: ka një veçori se, këto shkolla i ka në dy varjante. Një varjant është ai
që i merr në moshën 16 deri 18 vjeç, i cili quhet kolegji “Ëelbeck”. Ndërsa shkolla tjetër e
mesme quhet “Duke of Yorks Royal Military School”, themeluar në vitin 1803. Këtu
nxënësit i pranojnë prej moshës 11 vjeç deri 18 vjeç.(ëëë.ëikipedia.org)
AUSTRIA: ka vetëm një shkollë të mesme ushtarake, themeluar qysh në kohën e
të qenit Perandori dhe vijon ende.

FRANCA: ka 6 shkolla të mesme ushtarake, për të tre llojet e forcave të
armatosura, të cilat thirren Lice Ushtarak, ku studjojnë rreth 4.000 nxënës. Pranohen
kryesishtë nxënës të familjeve franceze që jetojnë në Francë dhe jashtë saj, por,
përparësi kanë fëmijët jetimë të ish-ushtarakëve, dhe familjet e ushtarakëve. Në një prej
këtyre shkollave ka kryer studimet edhe “Ariu i Luftës”, Norman Shvarckof, deri sa shkoi
në Uest Point.(M.E. Morris, “Stuhia e Shkretëtirës”, SHBU 1992, Tiranë, f. 26-27).
GJERMANIA: fillesën e shkollës së mesme ushtarake e ka në vitin 1813 kur
mbreti Frederik Vilhelm III formoi tri shkolla lufte për kadetët.(Kolonel Kristian
Millotat “Oficeri i SHP”, SHBU, Tiranë 1993, f.49). Sistemi i përzgjedhjes së kadetëve
ishte sipas klasës dhe origjinës. Kjo shkollë u konsiderua si guri i rëndësishëm themeltar
historik për të ardhmen e oficerit të Bundesverit.
ITALIA: ka 4 shkolla të mesme ushtarake. E veçanta e Italisë është se 20% e
vendeve në Akademinë Diplomatike Shtetërore rezervohen për maturantët e këtyre
shkollave ushtarake. (ëëë.ëikipedia.org, 20. 07.200).
JUGOSLLAVIA: kish në çdo federatë nga njëSshkollë të Mesme Ushtarake.
KANADAJA: ka vetëm një shkollë të mesme ushtarake, me emrin “Robert Land
Academy”, në Ontario, themeluar në vitin 1917. Në këtë shkollë nxënësit merren prej
klasës së 7-të deri në të 12-ën.
KINA: gjurmët e shkollës së junorëve për përgatitje ushtarake fillojnë qysh në
epokën feudale. Shkolla e parë e mesme ushtarake bashkë me akademinë e oficerave u
hap zyrtarisht më 1 maj 1924, nga presidenti i saj Sun Yat-sen, por mësimet e para
filluan më 16 qershor 1924, duke u emërtuar shkolla Huangpu në Guangzhou, me
komandant Chang Kai Shi-në dhe komisar Çu En-lai. Gjatë ceremonisë inauguruese Sun
Yat-sen mbajti një fjalim, i cili u bë më vonë teksti i himnit kombëtar i Republikës së
Kinës.
KROACIA: ka një shkollë të Mesme ushtarake.
PORTOGALIA: ka një shkollën e mesme ushtarake e emërtuar “Kolegjio
Militare” dhe ndodhet në Lisbonë, e themeluar prej vitit 1803. Në këtë shkollë hyjnë
fëmijë prej moshës 10 vjeç deri në 18 vjeç, ku bëhen gati për Akademi Ushtarake dhe
Universitet. Nga kjo shkollë kanë dalë 5 presidentë të Portogalisë.
RUSIA: disponon 8 shkolla të mesme ushtarake “Suvorov” dhe një për marinën
“Nakhimov”. Nxënësit Suvorovas i marrin në bazë të klasës së 4 -të dhe deri në moshën
14 vjeç, por mosha më e përshtatshme është 10 vjeç.
SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS: përsa i përket shkollave të
mesme ushtarake kanë një veçori nga të gjithë shtetet e lartpërmndura, si në sasinë
ashtu edhe në larminë e tyre. Jo vetëm që SHBA kanë 22 shkolla të tilla, në 17 shtete të
ShBA, por shkojnë në shumicë edhe vajza. Nxënësit merren prej moshës 10 vjeç deri në
17 vjeç. Kur kanë kryer një prej këtyre shkollave, ata shkojnë në Uest Point. Në këto
shkolla kanë filluar karjerën ushtarake Xh. Xh. Pershing, D. D. Ajzenhauer.(M. E.
Morris, vepër e cituar, f. 22), i cili arriti deri President i SHBA, si dhe shumë
personalitete të tjera të shquara ushtarake dhe politike. Veçori tjetër është se në këto
shkolla të mesme pranohen edhe vajza, me të njëjtat kritere si dhe për djemtë, dhe që
mësojnë në klasa të përbashkëta, stërviten po në klasa të përbashkëta dhe, e veçanta për
vajzat është, se nuk ua presin flokët deri në maturë, por, në hyrjet e fjetinave të tyre
shkruhet me shkronja të mëdha: “Bukuria e juaj nuk qëndron tek flokët, por tek sjellja
juaj.”( ëëë.military-school.org ) Dymbëdhjetë shkollat e mesme ushtarake pranojnë
vetëm djem prej klasës së 7-të deri në të 12-ën, një tjetër i merr prej klasës së 5-të, një

tjetër prej klasës së 4-t. At ndodhen në: Carlsbad, CA; Camden, SC; Në Bloomfield, PA;
Ëaynesboro, VA; Fork Union, VA; Chatham, VA; Mexico, MO; Gainesville, GA;Anaheim,
CA; Salina, KS; Delafield, ËI; Ëayne, PA.(http://ëëë.military-school.org/Military-
Boarding_Schools/Girl.asp). Ndërsa 10 shkollat e tjera të mesme ushtarake pranojnë
djem dhe vajza, prej klasës së 7-të, të 8 dhe të 9-të deri tek e 12-ta
TURQIA: ka 4 shkolla të mesme ushtarake, ajo “Denis Lisesi”, në Stamboll,
themeluar në vitin 1773, e cila është katër vjeçare; vitin e parë mësojnë anglisht, ndërsa
tre vitet e tjera mësimi zhvillohet turqisht. Sholla tjetër është “Bursa Ipyklar Askeri
Lisesi”, në Bursa, e cila e ka fillesën prej vitit 1844. Shkolla “Kuleli Militare High
School”, edhe kjo në Stamboll, themeluar prej vitit 1845; ndërsa shkolla tjetër “Izmir
Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir, është themeluar në vitin 1928.


Nëse u referohemi objektivave të të gjitha shkollave të mesme ushtarake të të gjithë
shteteve që theksuam më lart, rezulton se objektivat i kanë të njëjtë, dhe përmblidhen në
këto shtatë pika:
a) Të bëhen qytetarë të mirë, me dije të thella dhe patriotë.
b) Të zhvillojnë vetëbesimin, vullnetin në punë, lidërshipin dhe përgjegjshmërinë.
c) Të zhvillojnë aftësi të mira në komunikim dhe në të shkruar.
d) Të zhvillojnë dhe t’i japin rëndësi përgatitjes fizike.
e) Të rrisin respektin për rolin e ushtrisë në mbështetje të objektivave kombëtare.
f) Për të zhvilluar karaktere të mira përmes formimit të ndjenjës së kolektitetit.
g) Të zhvillojnë aftësitë për të punuar në grup dhe në drejtim të teknikave
ushtarake.(ëëë.military-school.org ).


Shkolla e Mesme Ushtarake “Skënderbej” është mbyllur më 25 Gusht.1992, me
Vendimi Nr. 3, datë 14.8.1992 i Këshillit të Mbrojtjes dhe Urdhri Nr. 159 datë 17.8.1992
të Ministrit të Mbrojtjes. Në atë vendim dhe urdhër, midis të tjerave theksohet:
“1-Brenda datës 18.8.1992, të merren në ruajtje ambientet e shkollës nga truproja
e Reparti Ushtarak Nr 2350 në Tiranë. 5-Ky urdhër të punohet me të gjithë efektivin e
shkollës brenda datës 17.8.1992
6-Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij urdhri ngarkohet shefi i degës mësimore dhe
shefat e shërbimeve sipas përkatësisë.”( Burimi: Arkivi Qendror i Republikës së
Shqipërisë.Titulli i dosjes “Urdhër i komandës së repartit Nr. 222, mbi mbylljen e
aktivitetit të kësaj njësie”, Afat i ruajtjes së përhershme të dosjes, sasia e fletëve 2,
Filluar më 25.8.1992, mbaruar më 25.8.1992)
Dhe, në një prej intervistave, dhënë nga z.Sali Berisha, kur ishte President, është
bërë pyetja: “Pse e mbyllët Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej?”,
Ai dha afërsishtë këtë përgjigje: “Është anti humane t’i edukosh fëmijët në moshën e
adoleshencës me një disiplinë të tillë spartane.”, ndërkohë që Qeveria e tij, kur ai ishte
President, dërgoi një sasi të konsiderueshme adoleshentë të vendit tonë në shkollat e
mesme ushtarake në Turqi.
Natyrshëm që pyesim:
1 – Si z.Berisha, ashtu dhe të gjithë presidentët e kryeministrat të këtyre 35 viteve
“demokraci”, duhet të kenë po atë mendim përderisa shkrinë gjithë ushtrinë dhe jo

vetëm Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”: A mund ta pranojnë se të gjithë
shtetet e mësipërme, që i renditëm më lartë, mund të quhen shtete antihumanë?
2 – Po tash që u bë Marrëveshja për Bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe
sigurisë midis ministrave të Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e
nënshkruar më 18 mars 2025 në Tiranë, si do t’i përgjigjet Kroacisë, Shqipëria dhe
Kosova, nëse Kroacia do interesohet për bashkpunim edhe përsa u përket kësaj
kategorie shkollore ushtarake? A përbën një handikap mungesa e kësaj shkolle në këtë
bashkëpunim, aq më shumë që këtë shkollë e kanë të gjitha shtetet anëtare të NATO-s?
Prandaj:

  1. Mendoj se do të ishte më se e drejtë ringritja e Shkollë së mesme ushtarake
    “Skënderbej”.
  2. Do të ishte edhe më e drejtë dhe me interes të madh kombëtar, që kjo
    Fidanishte Ushtarake të jetë një e vetme jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por
    mbarë kombëtare.
    Tiranë, më 27 Mars 2025

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments