23.9 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaOpinionDILAVER GOXHAJ / ROLI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM GJATË LUFTËS PËR ÇLIRIMIN...

DILAVER GOXHAJ / ROLI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM GJATË LUFTËS PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS (1998-1999)

PROLOG
Ka kaluar një çerek shekulli nga 10 Qershori i vitit 1999, dita e përfundimit të
Luftës për Çlirimin e Kosovës, dhe ende nuk ka një monografi për formimin e Shtabit të
Përgjithshëm (SHP) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), megjithëse në
historiografinë tonë botimet për Luftën Çlirimtare të Kosovës janë të shumta.
Në shenjë nderimi dhe respekti të thellë ndaj këtij Shtabi që ka luajtur një rol
veçanërisht të rëndësishëm në organizimin e UÇK-së dhe në udhëheqjen e veprimeve
luftarake të saj e të luftës së armatosur në përgjithësi, e ndiej si detyrim moral të paraqes
në këtë konferencë shkencore një referat të shkurtër me temë: “Roli i Shtabit të
Përgjithshëm vitin e fundit të luftës për çlirimin e Kosovës (10 Qershor 1998 -10 Qershor
1999)”.
SHP është një qendër udhëheqëse e një organizimi ushtarak, i përbërë nga një
grup ekspertësh të fushave ushtarake, me kompetenca dhe autoritet të plotë zbatues, që
ndihmon Komandën për planëzimin e zbatimin e detyrave gjatë kohës së luftës e të
paqes dhe është organi kryesor përgjegjës për kryerjen e komandimit e të drejtimit të
trupave. SHP është bërthama intelektuale e çdo organizimi ushtarak.
Në kohë lufte SHP ndjek dhe studjon gjendjen luftarake, përgatit e drejton zbatimin e
planeve, urdhrave dhe udhëzimeve për zhvillimin e luftimeve dhe të operacioneve, si dhe
të veprimeve të ndryshme luftarake; kontrollon zbatimin e direktivave të udhëheqjes
politike të luftës dhe të urdhrave të Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë, për t’u
dhënë mundësi komandantëve të të gjitha rangjeve ushtarake, që secili të udhëheqi në
sferën e vet trupat që i janë besuar.
HYRJE

Edhe SHP i UÇK-së ishte një trupë e posaçme, e përbërë 50 % prej oficera të
dalë nga akademitë ushtarake, dhe 50 % ishin intelektualë të profesioneve të ndryshme
me përvojë luftarake. Këta intelektualë natyrisht që nuk e kishin përvehtësuar artin
ushtarak. Por atë e mësuan në luftë e sipër. Lufta është akademia më e mirë ustarake.
Ata kishin të përbashkët patriotizmin, qëndrueshmërinë e palëkundur dhe besimin në
fitore.
SHP i UÇK-së ishte qendra udhëheqëse e organizimit ushtarak gjatë vitit të fundit
të luftës për çlirimin përfundimtar të Kosovës, i përbërë nga një grup ekspertësh të gjithë
fushave ushtarake, me kompetenca dhe autoritet të plotë zbatues, që ndihmuan
Komandën për planëzimin e zbatimin e detyrave gjatë kohës së luftës së asaj perriudhe
përfundimtare të luftës së armatosur dhe organi kryesor përgjegjës për kryerjen e
komandimit e të drejtimit të trupave. SHP ishte bërthama intelektuale e atij organizimi
ushtarak.
Ngjashëm ka ndodhur edhe me Shtabet e Përgjithshëm në të gjitha luftrat
çlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe pas saj, ku vlen të nënvizohet roli i tyre
thelbësor në organizimin dhe drejtimin e trupave nëpërmjet bashkërendimit të
veprimeve të qëndresës në nivelin kombëtar për përballimin e pushtuesit dhe në mbrojtje
të lirisë së popullit të tyre.

2
Krijimi i SHP të UÇK-së lindi si domosdoshmëri nga lufta e armatosur për çlirimin
e Kosovës, e zhvilluar gjatë fazave të para të saj, atëhere kur numuri i formacioneve të
vogla luftarake në terren në të gjithë Kosovën kish arritur mbi 30 të tilla, gjë që tregonte
rritje të ndjeshme të asaj qëndrese popullore. Kjo arritje shënoi një kthesë thelbësore,
duke sjellë me vete nevojën për një organizim më të përmirësuar dhe më të
bashkërenduar në nivelet ushtarake. Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve të vrullshme të
luftës me armë në Kosovë, lindi nevoja për një strukturë më të qëndrueshme dhe të
përpiktë për të drejtuar dhe bashkërenduar veprimet e shumta luftarake. Krijimi i SHP të
UÇK-së u bë një hap i rëndësishëm drejt organizimit më të dobishëm të forcave për të
përmbushur qëllimin e çlirimit të Kosovës.
Detyrat kryesore të SHP si institucion gjatë luftës
SHP është ajo strukturë që e shndërron luftën popullore për çlirim nga pushtuesi
në një kryengritje të armatosur të fuqishme, e cila, si dhe në çdo art tjetër, kërkon
përpjekje të mëdha e të gjithanshme që u nënshtrohet disa regullave të caktuara.
Në këtë kontekst, është i domosdoshëm respektimi i rregullave të caktuara.
Shkelja e këtyre rregullave jo vetëm që nuk duhet lejuar kurrë, ku rregulli kryesor është
sulmi dhe vetëm sulmi, ndryshe nuk i shkohet deri në fund qëllimit të kryengritjes.
Mbrojtja është vdekjeprurëse për çdo kryengritje të armatosur.
Përmes pasjes së një SHP bëhet e mundur kapja në vijimësi e armikut përpara se
trupat e tij të organizohen; vetëm me këtë lloj institucioni është e mundur për të pasur sa
më shpesh suksese të reja , qoftë edhe të vogla, për të ruajtur moralin në
rradhë e kryengritësve dhe për të mbajtur armikun nën trysni. Ruajtja e epërsinë morale
në rradhët e kryengritësve bën të mundur suksesin e kryemgritjes së armatosur.
rrezikon forcën politike që ka shpërthyer luftën çlirimtare, por gjithashtu sjell në shkatërrimin e vetë kryengritjes së armatosur. Këto rregulla janë thelbësore për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet e kryengritjes, duke e bërë atë një fuqi të qëndrueshme në përballjen me armikun dhe sfidat që dalin në rrugën e saj drejt lirisë dhe pavarësisë.)
suksesin e kryengritjes.)KRIJIMI I SHP TË UÇK-së
SHP i UÇK-së u krijua në mbledhjen e datës 10 Qershor 1998, mbajtur në fshatin
Negroc. Ky Shtab, pasi shqyrtoi projektin e përgatitur nga një komision i ngritur prej tij,
vendosi të miratojë strukturat përbërëse si vijon:

  • Komandanti i UÇK-së;
  • Zevendës komandanti;
  • Shefi i Shtabit;
  • Drejtoria Politike dhe e Informimit të Publikut;
  • Derejtoria Operative;
  • Drejtoria e Logjistikës dhe e Furnizimit;
  • Drejtoria për Ekonomi dhe Financa;
  • Drejtoria e Shërbimit Informativ;
  • Drejtoria Juridike;
  • Drejtoria e Policisë ushtarake.
    Gradualisht, në strukturën e SHP u shtuan edhe: Inspektori i Përgjithshëm;
    Seksioni për Pushtetin Lokal; Seksioni i Xhenjos (Inxhinjerisë); Seksioni i Kuadrit;
    Seksioni i Ndërlidhjes; zëvendësat dhe ndihmësat e Shefit të Shtabit; kompania

3
autonome e sigurimit të Shtabit, si dhe Seksioni i Ekonomatit të SHP etj. (Shih Jakup
Krasniqi “Kthesa e Madhe”, Prishinë 2006, f.90-94) .
Shtabi i Përgjithshëm, si organ kolegjial, e organizoi dhe e udhëhoqi luftën e
armatosur të popullit shqiptar në Kosovë nga luftë çlirimtare me formacione të vogla
guerile, e mobilizoi të gjithën në një drejtim të vetëm përbashkues kombëtar, me Ushtri
të Rregullt me Komandë Unike.
Shndërrimi i Ushtrisë Guerile Çlirimtare në Ushtri të Rregullt Çlirimtare është një
dukuri (fenomen) që pranohet në historiografinë ushtarake botërore; dukuri kjo që u
manifestua gjerësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kosova e përmbushi me vendosmëri këtë shndërrim. Kjo është merita e SHP, i
cili e ndoqi dhe zbatoi në vijimësi përsosjen organizative të UÇK-së, duke e çuar atë
drejt përmbushjes përfundimtare të qëllimeve të saj. Ky parim pasqyrohet në vendimet e
datave 4 dhe 23 korrik 1998, si dhe në vendimet e mëvonshme, përfshirë atë të datës
20 mars 1999, kur SHP e riktheu strategjinë e luftës guerile për UÇK-në, pavarësisht
se tashmë ishte një ushtri e rregullt. Ky është një rast shumë i rrallë në historinë e
luftrave. Ajo ishte zgjidhja më e volitshme për t’iu përgjigjur Mësymjes së Përgjithshme të
Armikut e njohur si “Operacioni Patkoi”.
Në atë mbledhje, Komandant i Përgjithshëm i Shtabit u zgjodh Azem Syla,
ndërsa Hashim Thaçi u emërua Drejtor i Drejtorisë Politike.
Udhëheqja e SHP të UÇK-së iu besua oficerit me mjaft përvojë, fituar gjatë
luftës në Bosnjë, kolonelit Bislim Zyrapi, i aftësuar në drejtimin e të gjitha niveleve e
formacioneve ushtarake, nga kompania këmbësore kundërtanke deri në
divizion këmbësorie. Marrja e drejtimit të SHP të UÇK-së nga koloneli Bislim Zyrapi ishte
një hap cilësor drejt përsosjes organizative të UÇK-së.
NJË PARANTEZË

Në “Fjalorin Enciklopedik Ushtarak Shqiptar”, botim i vitit 2020, (f.927), autorët e
zërit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, (Halil Katana e Jakup Krasniqi), theksojnë se “Lufta
për Çlirimin e Kosovës e ka fillesën prej demonstratave të vitit 1981”, me kohë zgjatje 19
vjeçare, duke e ndarë atë në katër faza: 1) Mars 1981–1990; 2) Pranverë 1991–Shkurt
1998; 3) Mars 1998–Shtator 1998; dhe 4) Tetor 1998–Qershor 1999.
Ndërkohë që Klauzeviçi thekson, se ”Lufta është një duel në shkallë të gjerë,
… një akt dhune, një përdorim i pakufizuar i forcës, që synon të detyroi
kundërshtarin të zbatoi vullnetin tonë.” (Shih Karl Fon Klauzeviç “Mbi luftën”, Tiranë
1994, f.47-48).
Këta dy autorë të atij zëri enciklopedik edhe për zanafillë të krijimit të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës përmendin “Demonstratat e vitit 1981 të rinisë dhe popullit të
Kosovës.”
Por, demonstratat nuk janë filllimi të ushtrive çlirimtare. Demonstratat janë
manifestim i masave të gjera punonjëse nëpër rrugë e sheshe për të shprehur haptas një
kërkesë politike, ekonomike a shoqërore, për të kundërshtuar një padrejtësi, sikundër
theksohet në Fjalorin e Gjuhës Shqipe.(Shih “Fjalorin e Shqipes së Sotme”, Tiranë 1984,
f.188). Është një fakt i ditur, që në ato demonstrata u kërkua që Kosova të njihej si
Republika e Shtatë e Federatës Socialiste të Jugosllavisë, dhe jo çlirim i Kosovës nga
ajo Federatë.

4
Ushtria, qoftë ajo ushtri e rregullt shtetërore apo ushtri çlirimtare, është një
bashkim i organizuar njerëzish të armatosur që krijohet nga struktura të veçanta politike
për udhëheqjen ushtarake të masave të popullit kundër pushtuesit të vendit. Vetëm me
forcë të organizuar ushtarake mund të zgjidhen problemet e mëdha të historisë, sikundër
është çlirimi i atdheut. Ndryshe nga ushtritë shtetërore, ushtritë çlirimtare krijohen dhe
janë vetëm për luftë sulmuese.
Arsyetimi ynë përplotësohet më tej, se “Lufta çlirimtare është luftë e përgjithshme
që do të thotë për mbijetesë kombëtare, ku të gjithë resurset e një shteti vihen në
dispozicion për të siguruar mbijetesën kombëtare”, sikundër theksohet te Doktrina
Taktike e NATO-s. (Shih “Doktrina Taktike e Forcave Tokësore NATO ATP-35B”, Tiranë
1999, f.34)

DETYRAT E ANËTARËVE TË SHP

Detyra kryesore e oficerëve shtabovikë është studimi i terrenit në të cilin do të
veprojnë trupat përkatëse dhe hartimi i planeve të hollësishme për luftimet, betejat dhe
operacionet e ushtrisë.
Këta anëtarë të SHP është e domosdoshme që të kenë arsim ushtarak të plotë
ose përvojë të fituar gjatë luftës.Ata duhet të jenë të aftë të kuptojnë mirë funksionet e
çdo arme të ushtrisë në veprimet luftarake, si në mbrojtje ashtu edhe në mësymje. Në
luftërat çlirimtare pjesmarrja jo më pak se 4 muaj në luftime të përhershme të
pandërprera është periudhë e mjaftueshme për t’u aftësuar si oficer shtabi apo
komandues. Prandaj, ata zgjidhen nga luftëtarët të aftë e inteligjentë. Siç ka thënë dhe
Napoleon Bonoparti: “Ushtari në luftë duhet të mbajë me vete edhe spaletat e
gjeneralit”. Nëse nuk ka rigorozitet në këto përzgjedhje, ushtria nuk është e aftë të kryej
detyrën, por veçse vetëm manovrime tepër të ngadalshme e të thjeshta.
SHP drejtohet nga një oficer shtabi i posaçëm, i cili, në rast nevoje jep urdhra në
emër të Komandantit të Përgjithshëm, ndërsa në rangjet e mëposhtme në emër
të komandantit të divizionit (zonës operative), të brigadës apo batalionit.
Shefi i SHP varet nga Komandanti Ushtrisë, por nuk përjashtohet mundësia që të
jetë njëkohësisht edhe Komandant i SHP dhe i Ushtrisë, bashkuar në një të dyja këto
funksione, duke pasur nën drejtimin e vet, për secilin një oficer të posaçëm.
Shefi i Shtabit të çdo rangu merr raporte nga të gjitha komandat e njësive apo
reparteve që varen prej SHP. Të gjithë vartësit lidhen me Komandantin e
Ushtrisë nëpërmjet Shefit të SHP.
Shtabet e divizioneve (zonave operative) formohen sipas të njëjtit
model, por shumë më të reduktuar e me personel në sasi më të paktë; ndërsa shtabet e
brigadave dhe të regjimenteve janë edhe më të vogla; kurse shtabi i batalionit mund të
përbëhet vetëm nga komandanti i batalionit, ndihmësi i tij (ose shefi i shtabit), nga një
oficer që kryen detyrat e itendentit si dhe një sekretar.

FAZAT NË TË CILAT KALOI LUFTA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
Lufta për Çlirimin e Kosovës zgjati për një periudhë 9 vjeçare. Kushtet e palëve
ndërluftuese, si dhe detyrat që shtroheshin para popullit shqiptar në Kosovë, kushtëzuan
zhvillimin e saj, sipas mendimit tim, në 6 faza. FAZA E PARË: (Shtator 1991–Shtator
1995; FAZA E DYTË: (Shtator 1995–Nëntor 1997 ); FAZA E TRETË: (24 Nëntor

5
1997–28 Shkurt 1998); FAZA E KATËRT: (5 Mars 1998–10 Qershor 1998);. FAZA E
PESTË: (10 Qershor 1998–20 Mars 1999); FAZA E GJASHTË: (20 Mars 1999–10
Qershor 1999)
FAZA E PARË: (Shtator 1991–Shtator 1995). Lufta për çlirim kombëtar të
Kosovës ka filluar me përzgjedhjen e grupeve të para të armatosura dhe përgatitjen e
tyre speciale për luftë nga Qeveria Bukoshi, në marrëveshje me Qeverinë Shqiptare të
asaj kohe. Grupi i parë prej 35 vetash mbriti në Tiranë në Shtatorin e vitit 1991 dhe
mbaron stërvitjen në mesin e muajit Dhjetor 1991, në të cilin bënin pjesë Adem Jashari,
Zahir Pajaziti, Sali Çeku etj. Prej këtu fillon Faza e Parë e luftës për çlirimin e Kosovës.
Stërvitja e tyre iu ngarkua Drejtorisë Operative të SHP të Ushtrisë së Republikës së
Shqipërisë, nën drejtimin e oficerit Qani Abazi. Me t’u kthyer në Kosovë secili prej këtij
kontigjenti formoi njësitin apo grupin e vet luftarak ilegal, sikundër ishin grupi i Adem
Jasharit, i cili u pagëzua me luftë të armatosur tre ditore, në 30 dhjetor 1991 deri 01
Janar 1992, kur forcat ushtarako-policore serbe rrethuan familjen e Shaban Jasharit në
Prekaz të Poshtëm, por u larguan me turp. Po ashtu krijuan grupet e tyre Zahir Pajaziti,
Luan Haradinaj, Adrian Krasniqit, Mujë Krasniqit etj., dhe filluan të kryenin aksione të
armatosura kundër forcave policore të Sërbisë në Kosovë, si dhe kundër
bashkpunëtorëve të tyre vendas.
Në vitin 1992 u dërgua nga Qeveria Bukoshi në Shqipëri për stërvitje edhe grupi i
dytë, por ata shkuan në Perëndim, nuk u kthyen në Kosovë.(Shih Safet Zejnullahu “Flet
komandant Remi”, Prishtinë 2000, f.21)
FAZA E DYTË: (Shtator 1995–Nëntor 1997) është periudha kur këto grupe në
vitin 1995 vendosin që të kryejnë aksionin e parë të armatosur TË KOORDINUAR mes
tyre, sikundër ishte ai për ndërprerjen e linjave telefonike të ushtrisë serbe në gjithë
Kosovën, si dhe sulme të njëpasnjëshme kundër punkteve policore në të gjithë
kryqëzimet e magjistraleve rrugore të Kosovës.
FAZA E TRETË: (24 Nëntor 1997–28 Shkurt 1998. Kjo fazë fillon me përpjekjen
mes njësitit të Adem Jasharit dhe Abedin Rexhës me ekspeditën policore serbe në
qafë-malin midis Rakinicës dhe Rezallës së Re, më 24 dhe 25 -26 nëntor 1997; si dhe
vijoi me sulmin e dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari më 22 janar 1998, dhe
mbyllet me përleshjen 15 orëshe më 28 shkurt deri 1 mars 1998 me forcat policore
serbe.(Shih Zeqir Bekolli ”Drenica në stinët e UÇK”, Prishtinë 1999, f.18-31 & Bedri
Tahiri “Legjenda e legjendave”, Prishtinë 2001, f.49-54)
Gjatë kësaj faze u krijua një strukturë kooerdinuese e emërtuar “Shtabi Qëndror”
nën drejtimin e Nait Hasanit, i ngarkuar nga udhëheqja e LPK-së. Gjatë kësaj faze kemi
luftime të shpeshta me grupe ilegale të strukturuara, financimin e të cilave e bënte LPK.
FAZA E KATËRT: (5 Mars 1998–10 Qershor 1998). Kjo fazë fillon me luftën
epope të Jasharajve nën udhëheqjen e simbolit të kësaj lufte çlirimtare, Adem Jashari, e
cila ishte përleshja e tretë e kësaj familjeje patriotike. Kjo epope zhvillohet në kohën kur
struktura koordinuese “Shtabi Qëndror” ishte eliminuar nga pushtuesi, me disa
përjashtime të vogla, gjë që lufta e armatosur mbeti përkohësisht pa udhëheqje
ushtarake por dhe politike. Për të dalë nga kjo situatë u bë një Marrëveshje mes
anëtarëve të pa-arrestuar të atij “Shtabi Qëndror” dhe Lëvizjes Popullore për Çlirimin e

6
Kosovës (LKÇK), por ajo Marrëveshje u anullua nga përfaqësia e LPK-së në
Tiranë.(Shih Shukri Klinaku “Vendimi fatal”, Prishtinë 2000, f.76-89)
Ishte kjo situate, që e bëri tepër urgjente krijimin e një strukture udhëheqëse
politike dhe ushtarake, BRËNDA NË KOSOVË, ndryshe lufta do kishte dështuar, të
cilën e shpëtoi krijimi i Shtabi të Përgjithshëm më 10 Qershor 1998.
Periudhën kohore gjatë 4 fazave, (Shtator 1991–10 qershor 1998), mund ta
quajmë periudha e njësiteve guerile dhe e grupeve të armatosura, të cilat kryenin
aksione të vogla kundër depove të armikut, kundër vijave telefonike e punkteve policore,
kundër agjentëve kolaboracionistë etj. Veprimet e tyre ishin preludi i shpërthimit të
Kryengritjes Popullore. 
KATËR FAZAT E PARA përfshijnë periudhën e përgatitjes dhe ngritjes së
njësiteve guerile dhe të grupeve luftarake, për kryerjen e aksioneve të vogla kundër
depove të armikut, kundër vijave telefonike etj. Veprimet e tyre ishin pjesë organike
përbërëse të kryengritjes popullore, ku u shënuan rezultate të rëndësishme në
organizimin dhe zhvillimin e luftës në Kosovë, të cilat mundësuan krijimin e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), ku në secilën fazë është plotësuar qëllimi strategjik i
ndërmjetëm.
Njëkohësisht me njësitet guerile të qyteteve, Lëvizja Popullore e Kosovës
(LPK) organizoi edhe guerilet e fshatrave e të krahinave që vepronin në një
zonë më të gjerë dhe kryenin aksione në përmasa më të mëdha, sikundër ishin, p.sh.,
katër luftimet e grupit të simbolit të UÇK-së, Adem Jasharit. Si rrjedhojë, njësitet
guerile dhe çetat luajtën më tepër një rol propagandues për përhapjen e kryengritjes në
masat e gjithë popullit. Pra, qysh në fillesën e saj kryengritja mori karakter politik
gjithëpërfshirës, duke rritur ndërgjegjen politike në masat e gjera popullore.
Megjithatë, gjatë këtyre 4 fazave lufta e armatosur pati kryesisht karakter spontan
përshkallëzues të vetvetishëm, me formacione të vogla dhe shumë të vogla. Ky lloj
tipari ishte i natyrshëm, sepse lufta çlirimtare nuk shpërthen kurrë në mënyrë të papritur,
si dhe nuk përhapet brenda një çasti. Njësitet dhe grupet e armatosura ishin bërthamat e
ushtrisë së ardhshme, ato ishin të thjeshta në organizim, të vogla dhe të
manovrueshme, gjë që u mundësonte përdorimin me lehtësi të taktikës së luftës guerile
në çdo lloj terreni.
FAZA E PESTË, (10 Qershor 1998–20 Mars 1999), zë fill me krijimin e Shtabit të
Përgjithshëm të UÇK-së. Lufta për çlirimin e Kosovës shënon shndërrimin e saj
nga luftë me formacione guerile e ilegale, në Ushtri të Rregullt, me Komandant të
Përgjithshëm ushtrie dhe me Shtab të Përgjithshëm. Si rrjedhojë, krijimi i Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) ishte një përgjigje flakë për flakë që po i jepej armikut.
Kjo fazë erdhi si domosdoshmëri për vazhdimin e luftës dhe për mos lejimin e
shuarjes së kësaj lufte të armatosur, të nisur në vitin 1991. Gjatë fazës së pestë u
plotësua kushti kryesor strategjik i luftës për çlirimin përfundimtar të Kosovës.
Para kësaj periudhë lufta e armatosur ishte pa një strukturë komanduese, gjë që
rrezikonte shpërbërjen e formacioneve të krijuara deri në këtë kohë. Ishte ky rrezik që
lindi domosdoshmërinë e krijimit të strukturës ushtarake komanduese, e cila u lind me
datë 10 qershor 1998 dhe u quajt Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK-së, që parakuptonte një
shkallë më të lartë të luftës së armatosur. Krijimi i SHP bëri të mundur që lufta për
çlirim kombëtar këtej e tutje të zhvillohej me ushtri dhe jo më me formacione të

7
vogla e të shkëputura mes tyre. Në këtë periudhë Lufta Çlirimtare e Kosovës hyn në
një fazë tepër të rëndësishme të saj. Në këtë etapë filloi organizimi i krijimit të
batalioneve, të brigadave dhe të shtabeve të Zonave Operative, duke shënuar kështu
emërtimin e kësaj lufte të armatosur, në atë që e gjithë historiografia ushtarake botërore
e njeh me emërtimin: KRYENGRITJE E ARMATOSUR.
Pas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së , udhëheqja operativo-strategjike
e formacioneve luftarake u ngrit në një shkallë më të lartë e më të specializuar, duke u
krijuar 7 (shtatë) Zona Operative, të cilat së bashku kishin 37 Brigada. Si rrjedhojë, filloi
të përpunohet një strategji me tejpamësi më të qartë, që erdhi duke u përsosur, krahas
rritjes dhe zgjerimit të luftës.
Por, duhet të pranojmë se, krahas këtij zhvillimi u vu re se luftimeve vazhdoi t’u
jepej më së shumti karakter mbrojtës, se sa karakter sulmues, duke përcaktuar si detyrë
kryesore mbrojtjen e zonave të lira, të cilat përbënin gati 40 % të sipërfaqes së Kosovës,
duke u kthyer në baza të fuqishme për mbështetjen dhe zgjerimin e mëtejshëm të Luftës
Çlirimtare të vendit. Në këto zona ishte vendosur pushteti lokal për mbështetjen e luftës
së armatosur.
Kjo strategji me karakter më së shumti mbrojtës u vijua edhe pas krijimit të 7
njësive operative dhe 37 njësive taktike, prandaj dhe u shkaktuan humbje qysh në
muajin e parë të krijimit të SHP, sikundër ishin luftimi në Bardh të Madh, në Rahovec, në
Grykën e Llapushnikut etj.
Kjo lloj strategji mbrojtëse shërbeu si një mjet nxitës për kundërshtarin, i cili më 25
Korrik 1998 kaloi në Ofensivëivë Mësymje të Përgjithshme Ushtarake Verore, duke
përfshirë në luftime edhe aviacionin luftarak, sipas një strategjie spastruese, për ta
asgjësuar që në zanafillë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi deri në Qershorin e vitit
1998 armiku luftën e armatosur në Kosovë e kishte përballuar me focat e Ministrisë së tij
të Brendshme.

Rëndësia në Planin e Brendshëm e krijimit të SHP.

Me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm merrte rëndësi të veçantë perspektiva e
zhvillimit të mëtejshëm të luftës së armatosur. Në këtë kuadër, para SHP, si organ i
specializuar ushtarak, dilnin tre detyra madhore: 1) përsosja e organizimit e strukturimit
ushtarak nëpërmjet organizimit të UÇK-së; 2) përpunimi i taktikës së luftës; 3) përsosja e
drejtimit të mëtejshëm të luftës dhe e udhëheqjes operative-strategjike e kryengritjes së
armatosur.
Plotësimi i këtyre detyrave mundësonte arritjen e objektivave strategjikë të luftës
për çlirimin e Kosovës, duke respektuar ligjet dhe rregullat e luftës.
Si rrjedhojë e përmasave që po merrte lufta e armatosur, u bë e mundur që
formacionet e UÇK-së të kryenin luftime të rëndësishme. Kjo ndikoi që të përfshihej
edhe Qeveria e Kosovës në ekzil (mërgim), me dërgimin nga Evropa në Kosovë më 23
Qershor 1998, një forcë modeste të Forcave të Armatosura të Kosovës (FARK-u), me 23
oficerë dhe 112 ushtarë, të cilët hynë në Junik, në Zonën Operative të Dukagjinit, dy javë
pas krijimit të SHP dhe të UÇK-së. Dy muaj pas krijimit të SHP dhe UÇK-së, (më 10
Gusht 1998), ishte vetë Kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil, z.Bujar Bukoshi, i
cili deklaroi publikisht në Televizionin satelitor Shtetëror Shqiptar mosekzistencën e
mëtejshme të FARK-ut, duke pohuar se në Kosovë luftën e zvillon Ushtria Çlirimtare e
Kosovës, “e cila është e vetmia ushtri e popullit shqiptar në Kosovë”.

8
Tri ditë pas deklaratës së z.Bujar Bukoshi, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu
bashkangjit edhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës shqiptare në Kosovë dhe në
Evropë, (e cila e kishte nderuar me çmimin “Zaharov”), i cili u ngarkua të kryente detyrën
e Përfaqësuesit Politik të Kryengritjes së Armatosur, të udhëhequr prej Ushtrisë
Çlirimtare e Kosovës, për të bashkëpunuar me politikën shqiptare dhe me diplomacinë
ndërkombëtare të pranishëm në Kosovë. Kushti i parë që Adem Demaçi i vuri Shtabit të
Përgjithshëm, ishte kërkesa që të ndryshohej strategjia e luftës së deriatëhershme: “nga
lufta për territore, ku po pësojmë disfatë, të kalohet në metodën e luftës guerile.”(Shih
Gazeta “Rilindja”, Tiranë, 18 Gusht 1998)
Këto ngjarje të rëndësishme të brendshme pas krijimit të UÇK-së nuk ndodhën
dhe nuk mund të ndodhnin më herët nëse nuk do të ishte krijuar Shtabi i Përgjithshëm,
pasi prej atij momenti populli shqiptar në Kosovë u bë me një ushtri të vetme të
armatosur dhe të organizuar, e cila krijoi besimin në popull për fitoren në luftë;
pavarësisht se dy muaj pas këtij njësimi politik e ushtarak, forcat e FARK-ut, që u
bashkuan në 23 qershor 1998, u tërhoqën nga lufta dhe nga Kosova, madje duke ia
dorëzuar armatimin policisë së Serbisë në Kosovë dhe jo UÇK-së! Ky akt i dënueshëm
sa politik edhe ushtarak nuk është shpjeguar ende si nga institucionet e atëhershme
politike e ushtarake, por as edhe nga ato historike dhe shkencore të pasluftës në
Kosovë.

Rëndësia në Plan Ndërkombëtar e krijimit të SHP

Krijimi dhe veprimtaria e SHP të UÇK-së krijoi kushte për një vlerësim më real të
luftës së armatosur të popullit shqiptar në Kosovë, dhe në këtë kontekst ajo luftë filloi të
merrte rëndësi të veçantë edhe në Planin Ndërkombëtar. . Dy javë pas krijimit të
SHP erdhën në Kosovë, (Junik dhe Kleçkë), diplomatë amrikanë dhe takuan
personaltete të larta ushtarake të UÇK-së, gjë që bindi SHBA-të, se në Kosovë kishim të
bënim me kryengritje popullore të armatosur dhe jo me një “organizatë terroriste”. Kjo
mbështetje më pas çoi në përfshirjen e gjithë diplomacisë ndërkombëtare, duke i ulur në
bisedime në Rambuje dy palët kundërshtare, UÇK-në dhe Serbinë. Ishte krijimi i SHP
dhe i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës që krijoi besimin te SHBA-të, duke arritur deri atje sa
të vendosnin veton në Këshillin e Sigurimit.
FAZA E GJASHTË: (20 Mars 1999–10 Qershor 1999) e cila është edhe faza e
fundit, e cila fillon me shpërthimin e Operacionit Fshirës :”Patkoi” i Forcave të
Armatosura të Serbisë dhe pas katër ditësh, më datë 24 Mars 1999 hyri në luftë
përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizata e vetme politiko-ushtarake e botës së
lirë, NATO-ja, me operacione ajrore. Dhe më 2 Prill 1999 Qeveria e Përkohëshme e
Kosovës, e dalë nga Rambujeja, bëri thirrjen për mobilizim të përgjithëshëm. Dhe në
fund të muajit Prill 1999 UÇK-ja mbriti në 38.000 forca.(Shih Ivo H. Daalder and Mikael
E. O’Hanlon “Winning Ugly”, Uashington D.C, 2000,f.76)
Kjo fazë zgjati nga data 20 Mars deri në datën 10 Qershor të viti 1999, kur hyri në
fuqi Marëveshja e Kumanovës, dhe po atë datë NATO-ja urdhëroi ndalimin e
bombardimeve, marrëveshje e cila i dha fund luftës në Kosovë.
Gjatë Fazës së Gjashtë Shtabi i Përgjithshëm vendosi të ndryshonte strategjinë e
luftës për gjithë formacionet e UÇK-së, duke kaluar në strategjinë dhe taktikën e luftës
guerile, me veprime luftarake sulmuese. Një rast i rrallë në historinë e luftrave të

9
ngjashme me të. Kjo strategji u kushtëzua nga mësymja e ndërmarrë prej forcave serbe
në zbatim të Operacionit Spastrues “Patkoi”. Ai operacion nisi në orët e para të datës 20
mars 1999.
Gjatë kësaj faze pati edhe beteja mbrojtëse sikundër ishte Beteja 12 ditore, (20
Mars–1 Prill 1999), “Beteja për Mbrojtjen e Kosovës Qëndrore”, një betejë që ndikoi
në ruajtjen e UÇK-së nga shpartallimi dhe vendosi edhe fatin e luftës çlirimtare.
Për çudi, kjo betejë nuk është përmendur ende nga historiografia ushtarake e kësaj lufte.
Njëkohësisht patëm edhe të ashtuquajturën “Betejë e Koshares”, luftime mbrojtëse 63-
ditore, (9 Prill–10 Qershor 1999), nismëtare të së cilës ishin forcat e mbetura të ish-
FARK-ut të përforcuara më pas nga vullnetarët e ardhur nga gjithë kombi shqiptar.
Lufta Çlirimtare e Kosovës nuk mund të bashkërendohej aq harmonishëm me
Paktin Ushtarak të Aleancës (NATO), sikundër ndodhi, pa një Shtab Drejtues të
Posaçëm të luftës në shkallë kombëtare, sikundër ishte SHP i UÇK-së. Vetëm një Shtab
cilësor, si SHP i UÇK-së, do të mund të kryente një bashkërendim më të mirë e më të
plotë të luftës tonë çlirimtare me Komandën e Aviacionit Luftarak të NATO-s, si kundër
dhe ndodhi, për faktin se aviacioni i NATO-s nuk pati as edhe një specialist të tij në
Kosovë gjatë asaj periudhe 78-ditore. Që ai bashkëpunim mes SHP të UÇK-së dhe
Komandës së Aviacionit të NATO-s ishte profesionalisht i një niveli të lartë cilësor, u
pranua nga vetë Kryekomandanti i Forcave Aleate në Europë dhe i Forcave të SHBA në
Europë, Gjenerali amerikan me katër yje, Uesli Klark, i cili, të nesërmen e nënshkrimit
nga Serbia të kapitullimit të saj në Kumanovë, e falënderoi me shkrim SHP të UÇK-së,
duke theksuar: “Bashkëveprimi luftarak më i mirë në historinë 50-vjeçare të NATO-
s”, që do të thotë, se ai SHP jo vetëm që përligji besimin e gjithë kombit shqiptar ndaj
UÇK-së, por tregoi se ai Shtab i Përgjithshëm e ngriti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në
nivel të barabartë me të gjitha ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s!
Dita e fundit e Fazës së Gjashtë të luftës për çlirimin e Kosovës, 10 Qershor
1999, shënon datën e çlirimit të Kosovës pas një shekulli pushtim. Data e clirimit te
Kosoves nuk është data 12 Qershor 1999 kur hynë në Kosovë forcat franceze në kuadër të
NATO-s dhe ndanë në lumin Ibër Kosovën Veriore. Nuk është as data kur iku nga Kosova
edhe ushtari i fundit i Serbisë, Data e çlirimit të Kosovës është data 10 Qershor 1999, pasi:
1) Më 10 Qershor 1999, kur Shtabi i Përgjithshëm i FA të Serbisë nënshkroi në Kumanovë
kapitullimin para UÇK-së. 2. Më 10 Qershor 1999, kur Komanda e NATO-s urdhroi
aviacionin e saj për ndalimin e bombardimeve mbi Serbi dhe mbi forcat serbe në Kosovë. 3.
Më 10 Qershor 1999, kur Komanda e FA te Serbise urdhroi ndalimin e luftimeve prej forcave
të saj në Kosovë dhe tërheqjen e tyre nga Kosova. 4. Më 10 qershor 1999, kur SHP i UÇK-
së urdhroi forcat e saj të përmbaheshin në luftime kundër forcave serbe që po tërrhiqeshin,
qëndrimi në gatishmwri i tyre dhe mbajtja nën vëzhgim deri në largimin e ushtarit të fundit
serb nga Kosova, konform Marrëveshjes së Kumanovës dhe udhëzimeve nga Komanda e
NATO-s.

EPILOG

Me t’u krijuar Shtabi i Përgjithshëm dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, faktikisht
udhëheqjen politike të asaj lufte, natyrisht edhe të UÇK-së, e mori përsipër ta kryente
Drejtoria Politike e SHP. Kjo Drejtori përbëhej nga 5 persona: Hashim Thaçi, drejtues i
saj, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, si dhe Xhavit Haliti e Bardhyl Mahmuti, por këta dy të
fundit qëndruan jashtë Kosovës gjatë gjithë periudhës së luftës.(Shih Jakup Krasniqi
“Kthesa e Madhe”, Prishinë 2006, f.90)

10
UÇK-ja ishte ushtri popullore dhe zhvilloi një luftë revolucionare gjatë gjithë
ekzistencës së saj. Nismën për këtë luftë e ndërmori Lëvizja Popullore e Kosovës
(LPK-ja), e krijuar në Janar të vitit 1982, e cila e drejtoi luftën për çlirimin e Kosovës deri
në krijimin e SHP të UÇK, dhe e financoi deri në çlirimin e plotë të Kosovës.
Mirëpo, për arsye se udhëheqja e LPK-së nuk kish qenë e pranishme për
drejtimin e luftës nga brenda Kosovës, këtë hendek e kapërceu Drejtoria Politike e SHP,
që u krijua më 10 Qershor 1998, në të njëjtën ditë me krijimin e UÇK-së.
Kjo Drejtori Politike, më 6 korrik 1998, një muaj pas krijimit të SHP dhe UÇK-së,
deklaroi publikisht në media, përmes zëdhënësit të saj, z.Jakup Krasniqi: “UÇK-ja nuk
ka nevojë për të qenë nën kontrollin e çfardo lloj force politike, pasi ajo e di vetë
se ç’ka bën”, duke sjellë ssi arguent se “ajo nuk ka gabuar deri më tash.”(Shih
Gazeta “Rilindja”, Tiranë, 6 Korrik 1998)
Kjo deklaratë vërteton se ajo udhëheqje politike (Drejtori Politike e SHP), nuk
përfaqësonte në vijim LPK-në, nismëtaren e asaj lufte çlirimtare. Por faktet e më pasme
treguan se ajo Drejtori Politike nuk përfaqësonte as edhe çdo lloj forcë tjetër politike në
Kosovë, si dhe asnjë lloj shtrese të veçantë të asaj popullsie. Në programin e kësaj
udhëheqjeje të re politike të mëtejshme të luftës dhe UÇK-së theksohej: “Qëllimi
fillestar i UÇK si dhe ai përfundimtar nuk ka qenë dhe as është lufta, por paqja dhe
liria e vërtetë e popullit të vet”, sikundër thuhet në Pikën nr.2 të Programit Politik të
UÇK-së.(Shih Jakup Krasniqi “Kthesa e Madhe”, Prishinë 2006, f.83)
Programi Politik, i konceptuar nga Drejtoria Politike e SHP të UÇK-së, tregoi
mungesën e një planifikimi të hollësishëm për të parashikuar strukturën shoqërore të
pushtetit dhe ekonomisë së Kosovës pas periudhës së çlirimit. Kjo mungesë
ishte thelbësore, pasi programi i një lëvizjeje revolucionare për çlirim ka për qëllim të
përmbushë nevojat themelore të shtetit.. Ai program duhet të shtrihej përtej
udhëheqjes së luftës dhe të parashikonte organizimin e pushtetit publik dhe ekonomik
pas fitores. Për mungesën e një tejpamësie të tillë të qeverisjes së ardhshme, programi
u shfaq i pamjaftueshëm dhe në nevojë të rishikimit dhe plotësimit të qëllimeve dhe
objektivave të tij.
Nga sa u tha më sipër, mund të nxiret si përfundimin se anëtarët e
Drejtorisë Politike të SHP të UÇK-së e cila udhëhoqi luftën në vitin e fundit të saj, por
dhe UÇK-në, në periudhën 10 Qershor 1998–10 Qershor 1999, ishin thjeshtë
nacionalistë revolucionarë. Pasi ishin revolucionarë arritën të tërheqin masën e popullit
në anën e luftës së armatosur më shumë se LPK-ja, sepse luftonin bashkë me popullin
dhe jo udhëheqje me korespondencë sikundër veproi deri atëhere LPK-ja.
Megjithatë, rezultatet e pasluftës treguan se programi i tyre kishte qenë thjesht
për çlirim kombëtar.
Duke qenë një program i tillë, pas çlirimit të Kosovës nga pushtimi shekullor serb,
udhëheqia politike ra në grackën e konjukturave të reja burokratike. Si rrjedhojë, çdo gjë
mbeti në mëshirën e rastit. Duke ia lënë gjithçka rastësisë, ajo udhëheqie e ngushtë
politike natyrisht që ra nën presionin e reaksionit të brendshëm e të jashtëm. Si pasojë
ata ndoqën një rrugë të shtrembër, duke vendosur një pushtet publik autokrat, duke
vënë në rrezik fitoren e luftës.
Kjo bëri që, pushteti i tyre publik, i vendosur menjëherë pas luftës së armatosur,
të ishte pushteti i një borgjezie të re nacionale liberale. Rrallë mund të shihje mirësjelljen
e tyre në kontakt me bashkëluftëtarët. Si rezultat, ky pushtet u kthye në një forcë
frenuese, duke mos afirmuar vlera, pasi zgjodhën qëndrimin politik të palëvizshmërisë.
Ky lloj qëndrimi është një ndodhi tipike e çdo borgjezie të re.

11
Si rrjedhojë, ajo luftë e armatosur nuk i kaloi caqet e çlirimit kombëtar.
Si i tillë, ai pushtet burokratik e denigroi atë luftë popullore çlirimtare, duke e
dërguar edhe ushtrinë e asaj lufte, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në një Gjykatë të
Posaçme Ndërkombëtare, me akuzën: “ushtri kriminale”, e theksuar kjo në Pikën nr.35
të Akt-Akuzës, ku thuhet se kjo Gjykatë do të ketë të drejtën të gjykojë jo thjesht veç disa
anëtarë të UÇK-së, por “udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe
Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, ministra dhe zëvendësministra të QPK-së,
komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të
tjerë të shtabeve të komandave të zonave, komandantë të brigadave dhe njësiteve,
komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe
QPK-së, ushtarë të tjerë të UÇK-së”, mbi bazën e së cilës ajo Prokurori ka dalë në
përfundimin, se UÇK-ja ka qenë një “ndërmarrje e përbashkët kriminale”!
Prishtinë, 13 Qershor.2024

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments