9.4 C
Tetovo
E martë, 9 Dhjetor, 2025
BallinaOpinionDilaver Goxhaj / Përshëndetje nga Shqipëria londineze!E nderuara anëtarësi e Shoqatës “ILIRIADA”...

Dilaver Goxhaj / Përshëndetje nga Shqipëria londineze!E nderuara anëtarësi e Shoqatës “ILIRIADA” – Belgjikë!

Mirëmbrëma!
Përshëndetje nga Shqipëria londineze!
E nderuara anëtarësi e Shoqatës “ILIRIADA” – Belgjikë!
I nderuari kryetar i Shoqatës, z. Ademi!
Të nderuar diplomatë të Ambasadës së Shqipërisë dhe të Kosovës, pjesmarrës në këtë takim, me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë dhe 81 vjetorin e Clirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi!
Të nderuar përfaqësues të Institucioneve të qytetit ANTËRPEN, në këtë takim!
LUTEM PRANONI PËRSHËNDETJEN TIME , me rastin e përkujtimit të 2 festave tona kombëtare, Shpalljen e Pavarësisë dhe të Çlirimit të Shqipërisë!
Unë jam Dilaver Goxhaj, i lindur në Gjirokastër, në vitin 1948. Pasi kryejta arsimimin 7-vjeçar, vijova studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skëndërbej”, më pas në Shkollën e Bashkuar të Oficerave, dhe në vitin 1969 u titullova officer, për Artilier Kundrajror, dhe më pas u specializova për Raketat e Drejtuara Kundërajrore, Tokë-Ajër.
Në fillim të vitit 1999, iu bashkangjita vullnetarisht Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, m’u besua detyra: zevendës i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së, si dhe oficeri për mbajtjen e bashkëveprimit me Aviacionin e NATO-s, prej 24 Marsit deri në 10 Qershot 1999, bashkveprim, të cilin gjenerali Klark e vlerësoi si bashkëveprimin më të mirë në historinë 50-vjeçare të NATO-s.
Deri sot kam botuar 7 libra për Luftën Çlirimtare të Kosovës, përveç dhjetra artikujve të veçantë, po për atë Luftë Çlirimtare.
Kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës u çmobilizua, m’u besua detyra e Shefit të Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohëshme e Kosovës, deri në Janarin e vitit 2000, kur u shkri ajo Qeveri dhe u krijua UNMIK-u, dhe u ktheva pranë familjes në Shqipëri
MEQENËSE KRYESIA E SHOQATËS “ILIRIADA” më ftoi të isha prezent mes jush në festmin e këtyre 2 Festave Kombëtare, por për arsye objektive nuk mundesha të vija, prandaj ndihem i nderuar që më dhatë mundësinë të komunikoj me ju përmes telefonit.
E NDEROJMË Flamurin e Kuq me Shkabën e Zezë dy krenare, i cili është Flamuri i kurorëzuar me nder e lavdi prej Heroit tonë Kombëtar, Skëndërbeu, i LUANIT shqiptar që çuditi botën me trimëritë e tij, duke thyer 25 vjet me radhë, njërën pas tjetrës, ushtritë më të fuqishme të asaj kohe, të kryesuara nga Sulltanët më të mëdhenj të Turqisë, ndërkohë që Evropa dridhej nga mizoritë otomane.
Askush nuk e besonte se flamurii i Skëndërbeut do ngrihej një ditë në Vlorë prej Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit. Pengesat ishin të pakapërcyeshme. Të gjithë fqinjët ishin kundër, asnjë mik nga jashtë, asnjë organizim apo organizatë brenda vendit. Ata që besonin se do shikonin me sy Ditën e Flamurit, numëroheshin me gishta. Po historia provoi se këta kishin të drejtë në parashikimet e tyre, që u buronte prej programit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe se të gjithë të tjerët jashtë dhe brenda ishin bërë mobesues. Por profetët e lirisë kanë sy prej shkabe.
Shqipëria u bë dhe u prish herën e parë pa u marë vesh mirë seç ngjau. Ashtu siç doli mbi tokë pas një tërmeti si një ishull vullkanik, ashtu edhe u zhduk pas një tërmeti tjetër prej Luftës së Parë e të Dytë Ballkanike, ku e dyta u nxitën nga Traktati i Fshehtë i Londrës, për coptimin e Shqipërisë, dhe më pas shpërtheu Lufta e Parë Botërore.
Askush nuk besonte se kjo Shqipëri e varrosur do të delte nga gërmadhat e katastrofës më të tmeruar të historisë, që do të përballej me armiqt të tërbuar, por çudia ndodhi me Luftën e Vlorës më 1920, e cila u nxit prej botimit të Traktatit të Fshahtë të Londrës nga Lenini, të cilin e përktheu dhe e botoi Fan Noli shqip me titullin: “Sy për qorrat dhe vesh për shurdhët”. Dhe 4 mijë kryngritës hodhën një perandori në det, dhe u ngrit flamuri ynë për HERË TË DYTË po në Vlorë, duke u thënë bejlerëve se Flamurin e Skëndërbeut dimë ta mgrejmë e ta mbajmë lart vetëm ne vegjëlia, dhe jo bejlerët që ia bënë peshqesh turqve qindra vite me radhë. Ajo luftë provoi, se luftëtarët e lirisë, sado të vegjël që të jenë, janë më të mëdhenj e më të fortë se të gjithë të mëdhenjtë dhe të fortët e botës, dhe u ringrit përsëri Shqipëria, duke u njohur edhe në Lidhjen e Kombeve.
Por përsëri historia e pushtimeve nga të huajt u përsërit. Shqipëria u pushtua në 7 prillin e vitit 1939 nga Italia fashiste. Përsëri populli ynë gjeti forca dhe krijoi Ushtrinë Nacional-Clirimtare, me në krye Komandantin e saj legjendar, Enver Hoxha, e cila i përballoi dhe i shporri 15 divizione italiane e gjermane, dhe u ringrit për HERË TË TRETË Flamuri i Skënderbeut në Shqipërinë e lirë, më 29 Nëntor 1944 në Tiranë, duke qenë i vetmi vend në Evropë i çliruar me forcat e veta; datë, për të cilën intelektuali më i shquar i kombit shqiptar, Fan Noli, pat shkruar:
“HISTORIANËT, KUR TË SHKRUAJNË HISTORINË E SHQIPËRISË NËN VËSHTRIMIN E 100 VITEVE MË VONË, NUK DO TË JETË ÇUDI TA NISIN JETËN E VËRTETË INDIPENDETE TË POPULLIT SHQIPTAR, JO MË 1912, POR NË VITIN 1944”
E, PËR FAT TË KEQ, pas vitit 1992, përsëri shumica e popullit tonë ndodhet syrgjin, në mërgim, si para vitit 1944. Dhe pyesim veten: Ku na lanë shokët?
Populli u shpërnda prej furtunës 35 vjeçare, të quajtur “demokratike”, dhe Shqipëria aktualisht po shtypet nën thundrën e kusarëve politikanë.
Kjo klasë politike, që ka 40 vjet në pushtet ka bërë dhe po bën të pamundurën për ta kthyer ekonominë e Shqipërisë në zero, duke krijuan një klasë oligarkike për privilegjet e tyre familjare e fisnore.
Dhe më interesantja është fakti se kjo klasë politike vijon të dhuroi e të shesi territore të Shqipërisë, si ishullin e Sazanit, aerodromin e Gjadrit, 340 km2 DET në Gjiun e Sarandës, Himarën dhe Gollobordën i shpallën minoritet, si dhe kanë nxjerrë në ankand edhe malet e Shqiperisë, me 1 Euro metrin katëror, malet, të cilët kanë ruajtur gjuhën shqipe në shekuj. Dhe populli e shpreh urrejtje ndaj saj, duke braktisur Atdheun dhe nuk reagon.
Për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo gjendje katastrofike nevoitet:

  • Të organizohemi si popull, ku të bëjë krahë edhe MËRGATA SHQIPTARE, e të fluturoi për në Shqipëri, pasi këtu aktualisht mbizotëron mosha mesatare 50-60 vjeçare, nga që i vetmi front pune ka mbetur vetëm administrata shtetërore, e cila është sa 3-fishi i administratës së periudhës 1944-1990, ndërkohë që popullsia është pakësuar 3 herë, dhe na lëvdohen me krijimin e 2 industrive:
  1. industrinë e kafeneve, dhe
    2.industrinë e turizmit të varfanjakëve të botës mbarë.

Historia botërore na mëson se, “Pas vdekjes morale të një kombi vjen vdekja fizike e tij”.
E MEGJITHATË, të jemi Kryelartë për të djeshmen, dhe uroj të mos trembemi nga e sotmja, por të krijojmë sigurinë për të nesërmen, duke festuar të dy Festat Kombëtare, 28 Nëntorin e 1912-ës, dhe 29 Nnëtorin e 1944-ës. Me shpresën se kemi për t’ia kthyer dritën e Pavarësisë Republikës së Shqipërisë dhe do bëhet Bashkimin Kombëtar i të gjithë trojeve tona në Ballkan, për të cilin, gjatë viteve 1997-2001 u zhvilluan 3 Luftra Çlirimtare në trojet Shqiptare në Ballkan: Në Kosovë, në Preshevë dhe në Maqedoni.
Dhe për këtë bashkim na erdhi në ndihmë Ministrja e Jashtme e Shteteve të Bashkuara Amerikës, zonja Medlin Ollbrajt, e cila, kur e pa se delegacioni i Kosovës pranoi çmobilizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, vendosi veton, që 3 vite pas mbarimit të asaj lufte, të zhvillohet referendumi për të vetëvendosur populli shqiptar në Kosovë, kuptohet, për ribashkimin. Por, për fat të keq, kanë kaluar 26 vite dhe politika shqiptare, këtej e andej lumit Drin, ende u mungon dëshira për ta organizuar e zhvilluar atë referendum, dhe nxisin emigracionin për të realizuar vdekjen fizike të kombit shqiptar.
Prandaj, shpresat janë te kthimi në Atdhe i djalërisë shqiptare në emigracion.
Rroftë Bashkimi Kombëtar, për të cilin u zhvilluan tre luftra në Trojet Shqiptare në Ballkan, 1997-2001, ushtritë çlirimtare të të cilave bashkimin kombëtar e kishin në tekstin e betimit të tyre ushtarak.
FALEMINDERIT! Dhe qofshi përherë të gëzuar!

Tiranë, 28 Nentor 2025

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments