10 C
Tetovo
E hënë, 7 Tetor, 2024
BallinaOpinionDilaver Goxhaj /PËRSHËNDETJE FALËNDERIMI BASHKËATDHETËRËVE NË FILADELFIA-SHBA

Dilaver Goxhaj /PËRSHËNDETJE FALËNDERIMI BASHKËATDHETËRËVE NË FILADELFIA-SHBA


TË NDERUAR BASHKATDHETARË QË NDODHENI NË KËTË AKTIVITET NË FILADELFIA
TË AMERIKËS !
Ndihem shumë i emocionuar për respektin që ju po tregoni sot ndaj meje dhe familjes sime,
duke u mbledhur për të nderuar pjesëmarrjen time dhe të djalit në luftën për clirimin e
Kosovës!
Jamë shumë i lumtur që në këtë rast, aktiviteti im dhe i djalit tim, në luftën për clirimin e
trojenve tona të pushtuara nga Sërbia, ka qënë arsyeja që ju ka mbledhur juve sot, 6 tetor
2024.
E ndjej që shumë nga ju i keni bërë shpesh pyetjen vetes, natyrisht që do të ma bënit edhe
mua: Cfarë e detyroi Dilaverin dhe të birin të shkonin në atë luftë?
Mua, djalin tim dhe 170 vulnetarët e tjerë nga Republika e Shqipërisë na çoi në atë luftë
formimi atdhetar i kultivuar nga edukimi prej gjithë sistemit tonë arsimor, veçanërisht ne
nxënësve të Shkollës së Mesme Ushtarake Skënderbej, si dhe politika kombëtare e epokës në
të cilën lindëm, u rritëm dhe u formuam kombtarisht.
Ky aktivitet i atjeshëm i juaj tregon dhe vërteton atë që shqiptarët sado larg atdheut të
ndodhen, janë ngushtësisht të lidhur me AND-në dhe identitetin e shqiptarit. Jo më kot populli
thotë: Vetëm refugjati e di se ç’është Atdheu.
Nuk do t’ju marr shumë kohë duke përshkruar të gjitha ato vuajtje që kaloi popullsia civile
shqiptare në Kosovë gjatë atij genocidi shtetëror serb, pasi pasojat e atij genocidi ju i keni parë
edhe vetë në mediat botërore. Këtu e kam fjalën për karvanet e refugjatëve që përzinin me
dhunë nga trojet e tyre etnike. Kosova kishte gjashtë muaj që po mbartej. Veçanërisht në fillim
të vitit 1999. Gra shqiptare të heshtura me djepe ngarkuar dhe me foshnja në duar marshonin
në drejtim të Shtetit Amë, drejt Shqipërisë të raskapitur nga rebelimi i vitit 1997.
Ata shperndaheshin nëpër shtëpitë e qytetit të Tiranës dhe në gjithë qytetet e tjerë. Dy familje
prej tyre, me nga dy fëmijë të vegjël secila, (një nga Gjakova dhe një nga Ferizaj) i strehoi
edhe familja ime. Prandaj e them me bindje se shkuarja jonë në luftë ishte një shpërthim i
zjarrtë i zemrës, se lufta, sikundër dhe ju e dini, nuk është aspak një vepër konstruktive.
Prandaj dhe unë, si të gjithë shqiptarët, i thashë vetes, duke mos I traguar familjes: Të jap
edhe unë kontributin tim si ushtar profesionist i popullit që më kish përgatitur për ta mbrojtur
atdheun, në të cilin bën pjesë edhe Kosova.
Serbët me atë genocid ëndërronin ta zhduknin nervin e rezistencës shqiptare që është
koshienca e popullit tonë. Për këtë qëllim ata po ndiqnin strategjinë e “tokës së djegur”. Ata
donin ta bënin Kosvën një qoshe të humbur të Serbisë, duke bërë për vete një pjesë të
konsiderueshme të politikanëve dhe të popullit shqiptar në Kosovë.
Genocidi serb ishte një fyerje për koshiencën e gjithë popullit shqiptar por edhe timen. Por ja
që nga e cila doli diçka më e lartë dhe më e dinjitetshme ndër të gjithë popullin e Republikës
së Shqipërisë, pasi u evidentua botërisht që në Ruzullin Tokësor ekzistoka edhe një komb
human, ky ështe kombi shqiptar, sikundër u shpreh edhe Presidenti Klinton.

Të vonoheshe, të rije duarlidhur në ato çaste tragjike të kombit shqiptar, do të thoshte të mos e
ndjeje veten ushtar profesionist i kombit dhe i popullit, që ne oficerave të karjerës na kish
besuar mbrojtjen e tij.
Jemi të lumtur që e justifikuam edukimin dhe përgatitjen që na pat bërë Shqipëria Socialiste.
Jam i lumtur që e justifikova besimin që më besoi Shtabi iPërgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare e
Kosovës.
Jam i lumtur që edhe djali im, me t’u kthyer nga praktika fluturuese për pilot në Greqi, që në
kontaktin e parë me përfaqësuesit e UÇK-së në Tiranë, që e prisnin në Rinas për ta atashuar
përkthyes pranë oficerave amerikanë që do të angzhoheshin me Luftën në Kosovë, ai pranoi
pa më marrë leje as mua dhe nderoi edhe veten, edhe mua, edhe Ushtrinë tonë Popullore të
Shqipërisë.
Jam ilumtur që u kthyem gjallë dhe e përjetuam gëzimin e fitores.
Por nuk kemi fituar akoma, sepse nuk u çua në fund Betimi Ushtarak i UÇK-së, para të cilit u
betuam: Do luftojmë deri në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Por fatkeqësisht atë organizim aq rigoroz dhe aq profesional, edhe pse një ushtri guerile, një
kategori jo e vogël e udhëheqëve politikë e ushtarakë të dalë nga ajo luftë, në fund fare e
privatizuan atë për përfitime personale material dhe politike personale, duke i shakaktuar
kombit një dëm të madh historik dhe moral. Privatizim, i cili u pasua më pas edhe më
themelimin e një Gjyakte Speciale Një-Etnike, për gjoja “Krimet e UÇK -së”.
Atë Betim e tradhëtoi fillimisht delegacioni në Rambuje, duke nënshkruar: Kosova – pjesë e
Serbisë. Atë betim e tradhëtoi Kuvedi i Kosovës, i cili e vendosi në Kushtetutë që Kosova të
mos bashkohet me asnjë shtet tjetër.
Ne, masa e madhe e UÇK -së, kemi fituar me luftë shpirtin e inisiativës dhe përkushtimin
kombëtar; kemi fituar lirinë e brendshme, por jo bashkimin kombëtar, për të cilin dhanë jetën
mbi 2.000 dëshmorë, (34 prej tyre nga Republika e Shqipërisë), dhe mbi 14.000 viktima në
Kosovë. Por ende nuk kemi fituar bashkimin Kombëtar.
Duke dashur ta përfundoj këtë përshëndetje timen të përzermërt për ju, më ngroh fakti që ju
jeni mbledhur për të nderuar dhe respektuar pjesëmarrjen tonë në luftë për clirimin e një pjese
të atdheut tonë. Duke përkujtuar kështu një veprim patriotik, ju po nderoni një vlerë për të cilën
shoqëria dhe atdheu ynë kanë aq shumë nevojë në këto kohra të trazuara politike e ushtarake.
Dhe kjo më ngroh, ngaqë edhe pse po jetoni dhe veproni shumë larg atdheut, ju, duke u
mbledhur për kësi aktivitetesdh, transmetoni te pasardhësit tuaj të lindur atje ndjenjat më të
larta, virtytet më të nevojshme, dashurinë për SHQIPËRINË, e cila sjell ndjenjën e detyrës
ndaj atdheut.
Duke ju përgëzuar dhe falenderuar për këtë insiativë tuajën, duke nderuar mua, djalin tim,
njëkohësisht dhe gjithë vullnetarët nga Shqipëria, ju falenderojmë nga zemra dhe ju përqafoj
vëllazërisht të gjithëve .
Me respekt dhe Sinqerisht Juaji
Dilaver Goxhaj
(Shpëtim Golemi)

Tiranë, 06 Tetor 2024

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments