18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaOpinionDilaver Goxhaj / Në kujtim të dështimit të Operacionit Fashist Italian të...

Dilaver Goxhaj / Në kujtim të dështimit të Operacionit Fashist Italian të 25 qershor–25 korrik 1943 në Shpirag, Mallakastër e Tepelenë

Ditën e 25 Qershorit 1943, forca të shumta fashiste italiane nën komandën
e gjeneral Spatokos, me një efektiv prej më shumë se 8.000 vetësh, të
ndihmuar nga forcat reaksionare të vendit, sulmuan Shpiragun dhe
Mallakastrën, duke sulmuar nga Berati, Fieri dhe Tepelena.
Ky operacion u krye në kombinim me operacionin kundër partizanëve të
Pezës, si dhe nga frika e një zbarkimi të ushtrive aleate anglo-amerikane
në Greqi e në Shqipëri, ngaqë zbulimit gjerman i kishin rënë në duar të
dhëna mbi një plan zbarkimi anglo-amerikan në Ballkan. Njëkohësisht zona
e Pezës dhe zona e Mallakastrës ishin thikë në shpinë të trupave italiane
në rast se do të ndodhte ai zbarkim,. Opercioni shpresonte në asgjësimin e
forcave partizane.
Forcat partizane të krahinës së Mallakastrës, Shpiragut e Tepelenës, që
nuk i kalonin 1.800 vetë, kishin zënë pozicione në drejtimet: nga Drenia në
Lofkend, në Lapulec dhe në qafën e Visokës si dhe në fshatin Patos;
drejtime nga ku mund të sulmonte armiku.
Pas luftimesh të ashpra, sidomos në Lapulec – Lofkën (Mallakastër e
Poshtme), në Qafën e Miricës (Tepelenë) dhe në Palikësht (Berat), luftime
që vazhduan 4 (katër) ditë, armiku u thye, dhe i tërhoqi forcat në ato
drejtimet nga i nisi.
Forcat fashiste jo vetëm që nuk hynë në Mallakastër e Shpirag, por pësuan
edhe humbje të rënda. Në të njëjtën kohë, I gjithë populli i krahinave të
Mallakastrës, Shpiragut dhe Tepelenës u tregua i gatshëm kundër
pushtuesve fashistë, duke i ndihmuar forcat partizane me gjithçka.
Në shenjë hakmarrjeje ndaj humbjeve që pësoi, komanda fashiste italiane
filloi të përgatiste një operacion të ri me rreth 20 mijë forca të Korparmatës
IV, kundër një zone të populluar me rreth 20 mijë banorë, që jetonin në një
sipërfaqe pak më shumë se 500 kilometër katërore; domethënë një ushtar
për frymë popullsie, duke vënë në përdorim 350-400 gryka zjarri artilerie e
mortaja dhe shumë tanke, si dhe aeroplanë për mitralime nga ajri.
Operacioni i dytë armik kundër Shpiragut, Mallakastrës e Tepelenës filloi
më 14 Korrik 1943, duke i vendosur forcat e veta operuese në rajonet:
Patos-Roskovec, Berat, Gllavë, Selenicë e Vlorës, për mësymje

koncentrike nga katër drejtime: nga ana e Berat drejt qafës së Sinjës e
Mallakastrës, si dhe nga ana e Gllavës dhe Selenicës drejt Mallakastrës.
Armiku në këtë operacion angazhoi edhe shërbëtorët e tij të vjetër, si Ali
Këlcyrën, Bektash Cakranin e të tjerë eksponentë të Ballit Kombëtar, të
milicisë fashiste, bandat e Isa Toskës, dhe çetat e Ballit Kombëtar të
komanduara nga Tefik Cfiri dhe Ali Zeneli, të cilët i goditën forcat partizane
nga shpina.
Forcat fashiste u pritën me kundërsulme të ashpra nga forcat partizane,
edhe pse shumë më të pakta në numur e në armatime p.sh., në Qafën e
Sinjës raporti i forcave ishte 1 (një) partizan kundër 30 ushtarëve fashiatë.
Armiku kërkonte me çdo kusht të çante në Qafë së Sinjës, por partizanët
qëndruan me heroizëm dhe i gozhduan një ditë e gjysëm.
Në këtë kohë, afër Levanit, forcat partizane sulmuan në befasi rreth 7.000
forca fashiste, dhe i detyruan të ndërronin drejtim, duke mos i lejuar të
shkelnin Mallakastrëne Sipërme.
Po ashtu, nga ana e Patosit dhe Luarit forcat partizane vunë në ikje forca
të mëdha fashiste, duke i detyruar të ktheheshin disa herë në bazat e tyre
të nisjes.
Në datën 17 Korrik forcat partizane kundërsulmuan një forcë fashiste në
Qafën e Aranitasit dhe, pas një përpjekjeje të ashpër e të përgjakshme prej
më shumë se dy orësh, forcat fashiste u tërhoqën në panik.
Në këto çaste forcat e Ballit Kombëtar i goditën forcat partizane pas
shpine, në Aranitas.
Luftime të ashpra u zhvilluan edhe në 18 Korrik midis forcave partizane dhe
atyre fashiste edhe në afërsi të Greshicës. Pas luftimesh të gjata dhe të
ashpra dhe pasi i shkaktuan armikut dëme të rënda, partizanët u tërhoqën
në vijën Poçem-Kremenar-Povël-Kapaj, për të mbrojtur Mallakastrën e
Sipërme. Në këtë rajon u zhvilluan luftime nga më të ashprat, por, përballë
epërsisë në numur dhe në teknikë luftarake që kishte armiku, forcat
partizane u detyruan të tërhiqeshin në datën 25 korrik, ndërkohë që edhe
një pjsë e popullsisë qe tërhequr në jug të lumit Vjosë.
Për udhëheqjen e luftimeve kundër këtij operacioni fashist ishte krijuar një
Shtab Operativ nën udhëheqjen e Mehmet Shehut, komandant, dhe
Dervish Hekali, nënkomandant. Luftimet kundër operacionit të dytë të
armikut në këto krahina ishin një betejë mbrojtëse aktive 12 ditore.

Pas kësaj date forcat fashiste shkelën fshatrat e Mallakastrës dhe mandej
vijuan mësymjen për në krahinën e Tepelenës.
Pothuaj se të gjithë banorët e këtyre krahinave luftuan bashkë me
partizanët kundër pushtuesit, duke i shkaktuar armikut më shumë se 1.000
fashistë të vrarë, përveç të plagosurve.
Armiku nuk ia arriti aspak qëllimit për shpartallimin e forcave partizane.
Dhe, për hakmarrje, fashistët italianë, në bashkëpunim edhe me
tradhëtarët, dogjën 78 fshatra të këtyre krahinave dhe masakroi mbi 200
njerëz të pafajshëm.
Katër-pesë ditë pas operacionit armik, popullsia, çetat partizane e
vullnetare që kishin kaluar në jug të Vjosës, u khyen përsëri në krahinat e
tyre.
(Të dhënat janë marrë prej: 1) Arkivi i Degës së Historisë Ushtarake
(A.D.H.U), qershor 1943, seria A, dok. Nr.288, 309. 2). ADHU, korrik 1944,
Seria A, dok. Nr. 389/5. 3) ADHU, korrik 1946, seria A, dok.nr.34/5. 4)
Komunuikatë e jashtëzakonshm, korrik 1943, AQP)
Dilaver Goxhaj
Tiranë, 24 qershor 2024

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments