Para 100 vitesh, në muajin Mars 1925, Ahmet Zogu vrau dy Heronj të Popullit:
- Luigj Gurakuqin, (Shkodër, 20 shkurt 1879 – Bari, më 2 Mars 1925), qe veprimtar i
çështjes kombëtare, ekonomis dhe nënshkrues i dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë në
Vlorë, njeri i letrave, arsimtar dhe personazh i politikës shqiptare çerekun e parë të
shekullit 20. Luigj Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet,
publicist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe. - Bajram Curri (Krushë e Madhe, (Rahovec), më 16 janar 1862 – Dragobi, më 29
Mars 1925), ka qenë ushtarak i Perandorisë Osmane, politikan dhe aktivist shqiptar i cili
luftoi për pavarësinë e Shqipërisë, më vonë duke luftuar për Kosovën dhe inkorporimin në
të pas Traktatit të Londrës në 1913. Falë ndikimit të tij, bën të mundur dërgimin, jashtë shtetit,
me bursë shtetërore, e të rinjve premtues, si Rexhep Krasniqi, Xhevat Korça e Krist Maloku.
Dimë se Ahemt Zogu e rrëzoi qeverinë e Fano Nolit përmes intervencionit të huaj. Qeveria
jugoallave mobilizoi gjatë kufirit me Shqipërinë 10 mijë ushtarë të rregullt, rezervistë,
bjellogardistë rusë të strehuar në Jugosllavi, dhe mercenarë të rekrutuar nga Ahmet Zogu
dhe Ceno bej Kryeziu. Në dispozicion të atij intervencioni u vunë edhe mjaft financa nga
shoqëria vajgurore “Anglo-Persian” dhe “Standart Oil”.
Më 10 dhjetor 1924 bjellogardistët rusë sulmuan Lumën për të goditur forcat
qeveritare që i komandonte Bajram Curri, por pa ndonjë rezultat.
Më 14 dhjetor 1924 mercenarët e Mufit bej Libohovës dhe Koço Kotës, të nisur nga
Greqia, sulmuan Kakavijën (Gjirokastër)
Më 15 dhjetor 1924 u sulmua Peshkopia dhe menjëherë ngritën krye bandat
reaksionare në Lumë e Mat, të cilat sulmuan forcat qeveritare.
Më 16 dhjetor 1924, pas një luftimi të ashpër ra Peshkopia. Rreth 2.000 forca
vullnetare nga Korça dhe Elbasani që u nisën në ndihmë të forcave qeveritare,
shtatmadhoria e komanduar nga Ministri i Luftës Kasëm Qafzezi i gozhdoi ato dhe forcat
qeveritare në Golloborgë, për të mos i ndalur gorcat kundërrevolucionare, në kundërshtim
me kërkesën e oficerave të forcave qeveritare.
Më 19 -23 dhjetor 1924 çorganizimi i forcave qeveritare i mundësoi forcat
reaksionare të përparonin me shpejtësi në tokën shqiptare. Në luftime me intervencionistët
jugosllavë dhe mercenarët e A. Zogut morën pjesë, më tepër me inisiativën e tyre,
repartet qeveritare që u ndodhën në Muriqan (Dibër), Vukpala (Shkodër), Kukës,
Gurabardhë (Mat) dhe Priskë (Tiranë).
Më 24 dhjetor 1924, sipas urdhërit të Kasëm Qafzezit, u lëshuan pa luftë Tirana
dhe Elbasani dhe trupat kundërrevolucionare hynë në Tiranë dhe brenda një kohe të
shkrurtër pushtuan pjsën tjetër të Shqipërisë.
Më 6 janar 1925 Zogu formoi qeverinë e re të kryesuar prej tij dhe të përbërë nga
udhëheqësit e tjerë të kundërrevolucionit , Myfit Bej Libohova dhe Koço Kota etj.
Hapat e para të A.Zogut për riorganizimin e pushtetit të tij ishin: shpërndarja e
ushtrisë kombëetarë shqiptare, krijimin në vend të saj i milcisë mercenare, suprimimin e
ministrisë së luftës, e cila u zevendësua me komandën e përgjithshme, suprimii i ministrisë
së arsimit.
Më 19 janar 1925 në fjaimin e tij përpara mbeturinave të Asamblesë Kushtetuese,
A. Zogu e paraqiti me qëllim lëvizjen e gushtit 1924 si një lëvizje komuniste, doli me
flamurin e antikomunizmit dhe bëri thirrje kundër “ideve të reja dhe tepër të rrezikshme për
shtet”, siç ishte bolshevizmi.
Kundër krahinave që kishin qenë baza të kryengritjes dhe nuk pranuan t’i
nënshktroheshin regjimit të tij, A.Zogu organizoi operacione ushtarake ndëshkimore, të
udhëhequra nga Ceno Bej Kryeziu, Muharrem Bajraktari, Abaz Kupi etj, në mënyrë të
veçantë në Malësi të Madhe, Shalë, Krasniqe, Kthellë, si dhe në krahinat e Jugut, ku
vepruan bandit e Taf Kaziut, Hysni Demës etj.
Klika zogiste një kujdes të veçantë i kushtoi asgjësimit fizik të kundërshtarëve më
të rrezikshëm politikë të saj, brenda dhe jashtë vendit.
Kështu, Balto Pjetër Stambolla, agjent i Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të
Brendshme, i paguar nga Zogu, me ndihmën e fashistëve italianë, vrau në Bari (Itali),
Luigj Gurakuqin. Pak minuta se ora të shkonte 21.00, më 2 mars 1925, Luigj Gurakuqi u
kërkoi leje të largohej miqve të tij me të cilët ishte duke darkuar në hotel “Cavour” në Bari.
Por teksa vuri këmbën në pragun e portës së hotelit, Balto Stambolla, djali i tezes së tij, i
doli papritur përpara dhe pa i folur e qëlloi me revolver disa herë në trup. Balto Stambolla
u ekzekutua më 1944, në Peqin, me vendim të gjyqit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare si
armik i popullit.(Histori e Shqipërisë, Tiranë, 1965, f.563)
Tradhëtarin Balto Stambolla e damkos përjetësisht poeti Agim Viça
në baladën e tij për Luigj Gurakuqin
Ç’ditë qe ajo, atë botë në Bari E Plakun, o, Plakun, Atje, në Shpellë
Tek të qëllonte Balto tradhtari? Një palo burrë e ftonte në duel.
Ai Balto Horri, ai Balto baltë. Ç’ditë qe ajo, vërtet, në Bari
Nënqeshte Zogu, atje në pallat. Kur të qëlloi ai plumb tradhtari?
Atje në pallat, brenda në Tiranë, Tek bridhte botës vëllai Theofan
Tek i ngulte thikën së zezës Nanë. E i thosh Nënës: «Mbaj zi për vëllanë!»
Tek këpuste lulen e djalërisë Mbaj zi për vëllanë, thërriste poeti.
Avni Rustemin, Zemër-Paris. E vaj vatani , e mjerë mileti!
Ahmet Zogu i forcoi ndjekjet kundër patriotit të paepur demokrat Bajram Curri, i cili,
në krye të një çete të armatosur, nuk e kishte pushuar luftën kundër reaksionit zogist edhe
pas rënies së qeverisë së Fan Nolit. Por kushtet për një kryengritje të re ishin shumë të
vështira. I shtrënguar nga kushtet e dimrit të ashpër, Bajram Curri e shpërndau pjesën më
të madhe të bashkëluftëtarëve, për t’u bashkuar me ta në pranverë. Më 29 mars 1925
Gryka e Matinës u rrethua nga forcat të shumta metrcenarësh. Bajram Curri dhe shokët e
tij nuk u dorëzua. Në këtë përleshje të ashpër plaku trim ra heroikisht me armë në dorë.
Më 29 maj 1970, Enver Hoxha, në takimin me popullin e Hastit dhe të Krumës, tha:
“Kur mercenarët e Zogut e vranë Bajram Currin, Zogu urdhëroi të mos guxonte kush të
varoste Bajram Currin. Por ju hasjanët u treguat dhe qëndruart si burrat edhe përpara
xhandarëve të Ahmet Zogut, kur ata, pas vrasjes së Bajram Currt, patën pyetur se kush do
ta merrte trupin e tij të gjakosur. “Bjereni këtu, se e marrim ne hasjanët!”, u thatë ju pa frikë
atyre banditëve dhe trupin e herroit e morët dhe e vutë mbi kalë si me qenë i gjallë dhe e
varrosët këtu pranë, pavarësisht se eshtrat e bacë Bajramit tash prehen në Tropojë, në
atë qytet që sot mban emrin e tij të lavdishëm, e kemi për nder dhe detyrë të vemi të
përulemi përpara lapidarit të ngritur në kujtim të tij.”(vepra 43, f.327)
Pas çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi, pushteti popullor u dha titullin Hero i
Popullit Shqiptar. Të dy këta Heronj të Popullit Fan Noli i përjetësoi me dy elegjitë
kryevepra të tij:
SYRGJIN – VDEKUR SHPELL’ E DRAGOBISË
(Elegji për Luigj Gurakuqin) (Elegji për Bajram Currin)
Nëno moj, mbaj zi për vllanë Thon’ u shtri e thon’ u vra,
Me tre plumba na i ranë, Po ti s’vdiqe, or Baba,
Na e vran’ e na e shanë, As te shkëmp’ i Dragobisë,
Na i thanë tradhëtor As te zemr’ e Djalërisë .
Se të deshte dhe s’të deshnin, As je vrar’ e as po vritesh
Se të qante kur të qeshnin, Legjendar Ante po ritesh –
Se të veshte kur të çveshnin, Dithyramb i Dragobisë,
Nëno moj, të ra dëshmor. Tmerr, panik i mizorisë.
Tiranë, 25 Mars 2025
