18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaOpinionDilaver Goxhaj / 83 VITE MË PARË GJERMANIA SULMOI BASHKIMIN SOVJETIK

Dilaver Goxhaj / 83 VITE MË PARË GJERMANIA SULMOI BASHKIMIN SOVJETIK


Më 22 Qershor 1941, në ora 04.00, në përvjetorin e pushtimit të Rusisë
nga Napoleoni, i gjithë potenciali i madh ushtarak i Rajhut III, (190 divizione,
nga të cilët 17 tankiste dhe 10 të motorizuar), vërshoi në mënyrë të
befasishme e të rrufeshme kundër kufijve të BS. Ishin gjithashtu edhe 35
divizione të shteteve satelite: sllovake, hungareze dhe rumune që u
bashkoheshin trupave naziste, përveç forcave të “mikut të Hitlerit”,
Manerheimit të Finlandës, 6000 avjonë të Luftavafes. Një stuhi e vërtetë zjarri
paraprinte përparimin e forcave të këmbsorisë. Vetëm pasi trupat gjermane
kishin shkelur territorin rus, u dha ultimatumi, pa shpallje lufte dhe në befasi
të plotë.
Themi në befasi të plotë për faktin se në traktatin e miqësisë midis dy
vendeve, i gushtit 1939, thuhet: ”Palët e interesuara angazhohen për të mos
kryer çfarëdo lloj akti dhune apo sulmi ndaj njëri tjetrit, veç e veç apo së
bashku me fuqi të tjera.”
Ky sulm kundër BS u krye pasi Gjermania Hitleriane kishte mbaruar
punë me Poloninë, Danimarkën, Norvegjinë, Hollandën, Belgjikën,
Luksdenburgun, Austrianë, Çekosllovakinë dhe Francën.
Ndërkohë forcat gjermane shtuan veprimet e tyre liuftarake në det dhe
në ajër kundër Britanisë së Madhe, por dështoi ta pushtonte nga fakti se në
të njëjtën kohë po përgatitej për pushtimin e Bashkimit Sovjetik për të shtënë
në dorë burimet kolosale të tij (naftën qymir-gurin, prodhmet ushqimore,
industrinë).
Në dhjetor 1940 kish përfunduar “plani Barbarosa”, (sipas emrit të njërit
prej mbretërve mesjetarë të Gjermanisë, i cili kish mundur ta nënshtronte
gjithë Evropën). Plani Baqrbarosa u kolaudua përfundimisht më 15 maj 1941.
Sipas atij plani llogarisnin që brenda 5-6 javësh të pushtonin Leningradin dhe
Moskën, të përparonin deri në Vollgë dhe të delnin në vijën Arkhangels-
Astrakhan. Por meqenëse Hitleri, i detyruar nga aleati i vet Musolini, mori
pjesë në operacionin e fushatës së Greqisë dhe më vonë të Jugosllavisë e
Bullgarisë, duke humbur një kohë gati 5 javësh. 15 Maji ishte e nevojshme
të spostohej në gjysmën e dytë të qershorit.
Më tej, për sulmin e Gjermanisë hitleriane kundër BS po u referohemi
kujtimeve të marshallit të BS, Georgi Konstantin Zhukov, marë prej libri të tij
”Kujtime dhe meditime” v.1, Tiranë 1995, f.212-215:

“Në datën 22 qershor 1941 të gjithë punonjësit e Shtabit të
Përgjithshëm dhe të Komisariatit të Mbrojtjes ishin urdhëruar të qëndronin
nëpër vendet e punës. Ndërkohë unë dhe Komisari i Popullit për Mbrojtjen
zhvillonim bisedime të pandërprera me komandantët e qarqeve ushtarake
dhe me shefat e shtabeve.
Përafërsisht në ora 24.00 të 21 qershorit 1941 komandanti i qarkut ushtarak
të Kievit, M.P.Kirponos, raportoi në radio se përveç robit gjerman, në repartet
tona u dorëzua edhe një ushtar tjetër gjerman i regjimentit 222, i divizionit 74
të këmbsorisë gjermane, dhe njoftoi se në ora 04.00 trupoat gjermane kanë
për të kaluar në mësymje.
Gjithçka fliste se trupat gjermane po lëviznin gjithnjë dhe më afër kufirit.
Në të gdhirë të 22 qershorit 1941 Vatutini dhe unë ndodheshim në kabinetin e
punës të Komisarit të Popullit për Mbrojtjen, me S.K.Timoshenko. Në orën
03.07’ më thërret në radio komandanti i Flotës së Detit të Zi, admirali
Oktjabërski dhe më njoftoi:

  • Sistemi i vrojtimit të flotës raporton për afrimin nga ana e detit të një
    numuri të madh aeroplanësh gjermanë. Flota ndodhet në gatishmëri të plotë
    luftarake. Ju lutem, më jepni udhëzime!
    Unë e pyeta admiralin:
  • Vendimi juaj?”. Ai u përgjegj:
  • Vendimi është një, aeroplanët gjermanë të priten me zjarrin e MKA të
    flotës”.
    Pas bisedës me Timoshenkon, unë iu përgjigja admiralit Oktjabërski:
  • Veproni dhe i raportoni Komisarit të Popullit!
    Në orën 3.30’ raportoi shefi i Shtabit të Qarkut të Perëndimit, gjenerali
    Klimovski për sulmet e aviacionit gjermna mbi Bjellorusi. Pas 3 minutash
    raporton shefi Shtabit të Qarkut Ushtarak të Kievit, gjenerali Purkajev. Në
    orën 3 e 40’ telefonoi komandanti i Qarkut ushtarak të Priballtikut, gjenerali
    Kuznjecev.
    Komisari i Popullit më urdhëroi t’i telefonoja Stalinit. M’u përgjigj shefi i
    Drejtoris së Ruajtjes, gjeneral Vllasiku, të cilit i thash:
  • Ju lutem, më lidhni urgjentisht me shokun Stalin!
  • Si? Në këtë orë?! – u habit Vllasiku. – Shoku Stalin po fle.
  • Zgjojeni menjëherë. Gjermanët po bombardojnë qytetet tona. Filloi lufta.
  • Prisni.

Pas tre minutash te aparati u afrua Stalini. Unë i raportova për situatën dhe
kërkova leje të fillonim veprimet luftarake për t’ju kundërpërgjigjur agresorit.
Stalini heshti. Dëgjohej vetëm frymëmarrja e tij e rëndë.

  • A më kuptuat shoku Stalin?
    Përsëri heshtje.
  • Do të na jepni udhëzime? – këmbëngula unë.
    Më së fundi, sikur të vinte në vete, Stalini pyeti:
  • Ku është Komisari i Popullit?
  • Po flet me radio me Qarkun e Kievit.
    Ai pyeti nëse ishin dhënë direktiva të qarta ushtarake. Unë iu përgjigja se
    trupave u ishën dhënë direktiva, dhe ai urdhëroi:
  • Ejani me Timoshenkon në Kremlin. I thoni Poskrebishevit që të
    lajmëroi të gjithë anëtarët e Byrosë Politike.
    Në orën 4.00 unë bisedova përsëri me Oktjabërskin. Ai me ton të qetë
    raportoi:
  • Sulmi armik u thye. Përpjekjet për të goditur anijet tona nuk u
    realizuan. Por në qytet ka shkatërrime.
    Unë do të shtoja se Flota e Detit të Zi, me në krye admiralin Oktjabërski
    ishte njëra prej njësive tona të bashkuara, që u ndesh në mënyrë të
    organizuar me sulmin armik.
    Në orën 4 e 30’ të mëngjesit, së bashku me Timoshenkon, shkuam në
    Kremlin. Kishin ardhur të gjithë anëtarët e Byrosë Politike. Mua dhe
    Timoshenkon na ftuan në kabinetin e Stalinit. Stalini ishte i zbehtë, ulur pranë
    tavolinës, duke mbajtur në duar llullën e zbrazët.
    Ne raportuam për situatën. Stalini pa u menduar mirë tha:
  • Mos vallë ky është një provokim i gjeneralëve gjermanë?.
    Timoshenko iu përgjegj:
  • Gjermanët po bombardojnë qytetet tona në Ukrainë, Bjellorusi dhe
    Priballtik. Çfarë provokimi mund të jetë ky?
    Stalini, duke u menduar pak, vazhdoi:
  • Hitleri me siguri nuk di gjë për këtë. – dhe iu drejtua Molotovit:
  • Telefononi në ambasadën gjermane!
    Nga ambasada gjermane erdhi përgjigjja se konti Shulenberg lutej ta prisnim
    urgjent. Për ta pritur u ngarkua Molotovi. Ne iu lutëm menjëherë Stalinit t’u
    jepnim urdhër trupave për dhënien e kundërgoditjeve.
  • Të presim kthimin e Molotovit, – tha Stalini.
    Pas pak hyri Molotovi dhe tha:
  • Qeveria gjermane na ka shpallur luftë.
    Stalini i heshtur u lëshua mbi kolltuk dhe ra në mendime të thella. Unë
    rrezikova ta thyeja këtë heshtje dhe propozova t’u binim menjeherë reparteve
    armike dhe të ndalonin përparimin e tyre të mëtejshëm.
  • Jepni direktivën – tha Stalini, – por me një kusht, që trupat tona, me
    përjashtim të aviacionit, tani për tani të mos shkelin kufirin gjerman.
    Ishte e vështirë ta kuptoje Stalinin. Me sa dukej, ai ende shpresonte të
    shmangte luftën. Por ajo tashmë kishte filluar….Thonë se Stalini, në javën e
    parë të luftës gjoja e humbi aq shumë toruan, sa nuk ishte në gjendje as të
    mbante në radio ndonjë fjalim, por ia ngarkoi Molotovit. Gjykime të tilla nuk i
    përgjigjen aspak të vërtetës.”
    Stalini, në Konferencën e Jaltës, më 10 shkurt 1945 tha: “Nuk do ta
    kisha firmosur kurrë traktatin e 1939-s me Gjermaninë po të mos kishte qenë
    Munihu dhe traktati gjermano-polak i 1934-s”.
    Historian italian Roberto Batalia, në librin e tij “Lufta e Dytë Botërore,
    Tiranë, 1991, (f.167-168), shkruan: “Pozicioni i Stalinit mbetet në mënyrë të
    padiskutueshme i drejtë. Të mos harrojmë, se gjatë periudhës njëzetvjeçare
    midis dy luftrave ishte Perëndimi ai që nuk kishte lënë rast pa përdorur për të
    provokuar konfliktin midis BRSS-së dhe Gjermanisë, të cilën e vlerësonte si
    barrikadën e parë kundër bolshevizmit. Provokuese kishte qenë edhe
    Konferenca e Munihut, por edhe marrëveshjet e shumta që kishte lidhur
    Evropa Perëndimore me BS-në në vigjilje të shpërthimit të konfliktit… Stalini
    ishte ende i sigurt se shpejt a vonë Hitleri do ta sulmonte BS. Por që ky sulm
    do të vinte pikërisht në verën e vitit 1941, kur ende nuk ishte konsoliduar
    “rendi i ri evropian”, kur Anglia ishte ende në këmbë me gjithë perandorinë e
    vet, kjo do t’i jetë dukur absurd Stalinit dhe e palogjikshme, prandaj dhe
    gjykimit të tij i shpëtuan të dhënat, që përbënin bazën e mentalitetit
    nazist…Ajo luftë u fitua nga kundërveprimi i fuqishëm i gjithë shoqërisë
    socialiste, nga aftësitë drejtuese të PKBS dhe nga shpirti i sakrificës deri në
    vetmohim i të gjithë qytetarëve të BS për Atdheun e tyre.”
    Dilaver Goxhaj
    Tiranë, 21 qershor 2024
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments