burimi i lajmit
Nevrij Ademi
Tetovasot.com
Ekskursionet dhe shëtitjet një ditore janë pjesë e plan programit të shkollave fillore dhe të mesme të shtetit tonë ata në kohën e pandemisë nuk u realizuan për shkak të kushteve shëndetësore, por a duhet të realizohen ata edhe në kohën e krizës. Nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës së fundmi realizuan një ekskursion njëditorë në Strugë këtë e dëshmojnë edhe vetë drejtorët e shkollave të mesme të cilët i intervistoj TetovaSot.Ata i pyetëm eadhe për çmimin se sa ka kushtuar udhëtimi i nxënësve nga Tetova për në Strugë.Nxënësit e gjimnazit Kiril Pejcinoviq kanë pasur drejtim më ndryshe se sa shkollat e tjera të mesme, relacioni i tyre ka qenë Tetovë-Strugë-Ohër, ndërkaq çmimi për këtë shëtitje ka qenë për 250 denarë më lirë se sa shkollat e tjera gjegjësisht 450 denarë për nxënës. Këtë e thotë vet drejtoresha e këtij institucioni edukativo arsimor. E kjo deklaratë u duk e pabesueshme andaj së bashku me drejtoreshën e gjimnazit Kiril pejcinovic pyetëm nxënësit se sa kanë paguar për udhëtimin dhe ku saktë kanë qenë në shëtitje. Informata u munduam që të marrim edhe nga gjimnazi 7 marsi por Gazetari i Tetova Sot atje nuk u mirëprit dhe pati një sulm nga përgjegjësi i kësaj shkolle Xhemal Skenderi . Në bazë të informacioneve të cilët i potencojnë edhe vetë drejtorët e shkollave të mesme dikush paguajti 700 e dikush 450 denarë për të njëjtin ekskursion