Pasditen e djeshme ka shpërthyer zjarr në një parking me vetura të vjetra prapa Spitalit Psikiatrik në Bardovci.
Zjarrfikësja e Shkupit njoftoi se pesë vetura janë djegur, por nuk ka të lënduar dhe nuk është prekur spitali.
“Zjarri është shuar.Kanë intervenuar 4 automjete dhe 10 zjarrfikës. Bëhet fjalë për vetura të vjetra nga të cilat po rishiteshin pjesë”, tha Zjarrfikësja.