1.2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDiaspora vitin e kaluar ka dërguar 361 milionë euro në Maqedoninë e...

Diaspora vitin e kaluar ka dërguar 361 milionë euro në Maqedoninë e Veriut

Diaspora gjatë vitit 2020 në vendin tonë ka dërguar 361 milionë euro, që paraqet rreth 3.4 për qind e BPV-së së vendit, por gjithsesi vendi ynë ka më pak remitenca në krahasim me vendet e rajonit, ku sipas të dhënave të Eurostat-it grantet personale nga jashtë për Serbinë janë rreth 7.2 për qind e BPV-së. Në Bosnje dhe Hercegovinë – 9,3%, në Shqipëri – 9,8%, në Mal të Zi – 12,5% dhe në Kosovë – 18,5% të BPV-së.

REMITENCA

Maqedonia e Veriut                    3,4% të BPV-së

Serbia                                                7,2%  të BPV-së

Bosnja dhe Hercegovina            9,3% të BPV-së

Shqipëria                                         9,8% të BPV-së

Mali i Zi                                              12,5% të BPV-së

Kosova                                              18,5% të BPV-së

Dhe në shifra absolute kemi grantet më të vogla nga diaspora, krahasuar me gjithë rajonin. Fluks më të madh të fondeve të huaja ka Serbia – 3,37 miliardë euro, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina – 1,63, Shqipëria – 1,27, Kosova – 1,25, Mali i Zi – 524 milionë dhe në fund Maqedonia e Veriut me 361 milionë euro.

FONDET E HUAJA

Serbia                                    – 3,37 miliardë euro

Bosnja dhe Hercegovina – 1,63 miliardë euro

Shqipëria                              – 1,27 miliardë euro

Kosova                                 – 1,25 miliardë euro

Mali i Zi                                 – 524 milionë euro

Maqedonia e Veriut           – 361 milionë euro

Sipas të dhënave të Eurostat, brenda vendeve të BE-së varësinë më të madhe nga grantet personale nga jashtë në vitin 2020 e kishte Kroacia – 7.3 për qind e PBB-së, e ndjekur nga Letonia – 3.2 për qind e PBB-së dhe Rumania – 3.1 për qind.

Përqindja e varësisë nga grantet e huaja llogaritet si përqindje e totalit të transfereve personale në raport me Bruto Prodhimin Vendor.

Nga vendet e rajonit, Serbia ka daljen më të madhe të parave- 342 milionë euro, ndërsa më pak Maqedonia e Veriut – 24 milionë euro. Serbia pasohet nga Shqipëria me 109 milionë euro, Mali i Zi 85 milionë euro, Bosnja dhe Hercegovina 84 milionë euro dhe Kosova 43 milionë euro.

DALJA E PARAVE

Serbia                                     – 342 milionë euro

Shqipëria                             – 109 milionë euro

Mali i Zi                                   – 85 milionë euro

Bosnja dhe Hercegovina   – 84 milionë euro

Kosova                                    – 43 milionë euro

Maqedonia e Veriut          – 24 milionë euro

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments