Në Tiranë ka nisur Samiti i Dytë i Diasporës Shqiptare në Tiranë.Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u prit nga kryeministri Rama.Në samit ndodhet edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti bëri thirrje për mobilizim të mërgatës shqiptare kudo për të zbarkuar në atdhe .
“Gjergj Kastrioti u mobilizua dhe u imbarkua këtu. Rilindja shqiptare veproi në perëndim e lindje, por të tërë energjinë e vuri në shërbim të vendit dhe të atdheut. Pavarësia e Shqipërisë, Ushtria Çlirimtare u financua u ushqye dhe mobilizua pikërisht nga mërgata.
Të zbarkojmë me njerëz të mençur, inxhinierë, ekonomistë, juristë, doktorë të mirë të të gjitha fushave, për këtë më së shumti nevojë ka atdheu ynë, Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Të gjitha mundësitë janë ti materializojmë”, ka thënë Ahmeti.
Mirëpo gjatë fjalimit të Ahmetit diaspora ka lëshuar sallën, sepse ai është figura kryesore politike në Maqedoni që akuzohet si fajtor për largimin e rinisë shqiptare nga Maqedonia. Prezentët kanë njoftuar se Diaspora ka braktisur sallën edhe kur ka folur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi./lajmpress.org/