Shkruan: Diana Toska
Proevropiani Bujar Osmani, merr të drejtën e guximin me e porosit Kosovën që “ me mirëbesim ti përmbahet vlerave të mira fqinjësore dhe asaj për çka janë pajtuar me Serbinë, sepse duhet marrë parasysh kontekstin e ndjeshëm gjeopolitik”
Për cilin mirëbesim e vlera të mira fqinjësore mund të flitet kur barazohen që në start palët, agresori e viktima e cila njihet ndërkombëtarisht si shtet i pavarur e sovran!?
Deklarimet e tilla përveq që dëshmojnë mosnjohuri elementare të politikës gjeostrategjike,janë të dëmshme, irituese, të dhimbshme ngase vijnë nga një shqipëfolës që fatkeqësisht përvoja po dëshmon se nuk frymon shqip, përderisa ende për gjuhën e tij amëtare deklaron se ka arritur sukses historik duke e shtrirë vertikalisht brenda sistemit.
Mjerim…