www.telegrami.mk
Lajmi interaktiv
Kjo nuk është “sjellje devijante e rastësishme”,në komunën e Sarajit por dështim zinxhir i institucioneve edhe në Tetovë dhe më gjerë.
Faktet janë të qarta: dhunë brutale mes nxënësve 13–15 vjeç, lëndime të rënda trupore, drogë dhe cigare nëpër tualete shkollash, paralajmërime të injoruara për më shumë se një vit. Reagimi? Deklarata boshe dhe premtime pa afat.
Komuna e Tetovës e di problemin që nga tetori 2024. Në mars 2025 u tha se “nga shtatori do të jenë funksionalë detektorët”. Jemi në dhjetor dhe asgjë nuk është vendosur. Kjo quhet mashtrim institucional, jo vonesë teknike.
Shkollat janë lënë pa kontroll real, drejtoritë vetëm “garantojnë”, policia reagon pasi ndodh dhuna, ndërsa komunat lajnë duart. Në këtë boshllëk, fëmijët po rriten me dhunë, drogë dhe frikë – brenda objekteve që duhej të ishin më të sigurta.
Detektorët e tymit nuk janë zgjidhje magjike, por test serioziteti. Nëse nuk arrin të vendosësh disa pajisje bazike sigurie për një vit, si mund të pretendosh se po lufton delikuencën e të miturve?
Ky rast nuk kërkon konferenca për shtyp, por:
- përgjegjësi konkrete,
- afate të qarta,
- masa disiplinore reale në shkolla,
- dhe llogaridhënie politike.
Përndryshe, dhuna e sotme para shkollës në Saraj është vetëm paralajmërim për atë që vjen nesër brenda saj.Shkollat fillore në Maqedoninë Perëndimore nuk kanë të njëjtat standarde si ato në pjesët tjera të vendit. Dallimi nuk është rastësor, por politik dhe institucional.
Ku shihet konkretisht pabarazia:
- Siguria: mungesë kamerash, detektorësh tymi, psikologësh dhe pedagogësh. Në shumë shkolla të tjera këto janë standard.
- Infrastruktura: objekte të vjetruara, tualete në gjendje skandaloze, ngrohje e dobët, oborre të pasigurta.
- Mbikëqyrja: mungesë rojesh shkollorë dhe kontrolle formale, jo reale.
- Programet parandaluese: në letër ekzistojnë, në praktikë jo. Kundër drogës, dhunës dhe bixhozit pothuajse asgjë.
- Reagimi institucional: veprohet vetëm pasi ndodh incidenti dhe del në rrjete sociale.
Ndërkohë, në pjesë të tjera të Maqedonisë:
- standardet e sigurisë janë më të larta,
- investimet janë të vazhdueshme,
- dhe presioni institucional është real.
Kjo nuk lidhet me nxënësit apo prindërit, por me diskriminim strukturor dhe neglizhencë të vazhdueshme ndaj komunave shqiptare. Kur shteti nuk investon njësoj, prodhon pasoja të pabarabarta: dhunë, braktisje shkolle, kriminalizim të hershëm.
Nëse kjo vazhdon të normalizohet, atëherë problemi nuk është më arsimi — është drejtësia dhe barazia shtetërore.
https://tv21.tv/dhuna-para-shkolles-ne-saraj-policia-ngre-kallezim-penal-ndaj-nxenesve-te-perfshire
======================================================
më herët në Tetovë me datë 11.11. 2023 kohë e Bilall Kasamit mandati i parë si kryetar komune
https://al.mrt.com.mk/node/121309



=====================================================

Shfrytëzuesi më i ri i regjistruar i drogës në Maqedoni është i moshës 6 vjeçare .paraqet televizioni telma në datë 30.05.2025
==========================================
www.telegrami.mk
Mesut Shabani Tetovë

