14.8 C
Tetovo
E shtunë, 3 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaDha sekrete për Kinën, Tik-Tok gjobitet me 530 milionë euro nga BE

Dha sekrete për Kinën, Tik-Tok gjobitet me 530 milionë euro nga BE

Platforma sociale Tik-Tok duhet të paguajë një gjobë prej 530 milionë eurosh për shkelje të ligjeve evropiane për mbrojtjen e të dhënave.

Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave është personi që ka bërë publik lajmin, ai theksoi se gjoba lidhet edhe transferimin që kompania Tik-Tok i ka bërë të dhënave personale në Kinë.

Platforma sociale tani do të detyrohet të paguajë gjobën prej miliona eurosh dhe të përshtatë përpunimin e të dhënave brenda gjashtë muajve për t’u përputhur me rregullat.

Gjatë hetimit, Tiktok deklaroi se nuk ruan të dhëna përdoruesish nga Evropa në servera në Kinë. Megjithatë, në prill, platforma pranoi se ky fakt kishte ndodhur në një masë të kufizuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments