Avokati i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka kritikuar ashpër vendimin e Gjykatës së Apelit të GJKKO, e cila caktoi masën e “detyrimit për paraqitje” për klientin e tij. Në një intervistë për studion e News24, Gjokutaj e cilësoi këtë masë si antikushtetuese dhe të pabazuar ligjërisht.Gjokutaj deklaroi se vendimi ishte i papritur, duke shtuar se më herët Berisha kishte qëndruar për 11 muaj në arrest shtëpie dhe më pas të gjitha masat ndaj tij ishin revokuar.“Prokuroria kërkoi arrest shtëpie, por gjyqtari rëndoi më tej pozitën e tij duke caktuar një masë të re. Kjo është një masë e paarsyeshme dhe antikushtetuese,” theksoi avokati, ndërsa argumentoi se kjo shërben si arsyetim për ta cilësuar vendimin si të motivuar politikisht.
Sipas Gjokutajt, Berisha e ka pritur me qetësi vendimin dhe e ka cilësuar atë si një manovër politike për qëllime elektorale. “Me qetësinë e tij, zoti Berisha i quajti këto veprime ‘pilula elektorale’,” përfundoi avokati.