8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDetaje të arrestimit të shtetasit rus në Leposaviq

Detaje të arrestimit të shtetasit rus në Leposaviq

Një shtetas rus dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin me veturën e tij dhe ka hyrë në Leposaviq.

Aty i njëjti është hasur nga policia dhe është ndaluar ndërsa më pas është arrestuar sepse i njëjti dyshohet se kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në Kosovë nga Serbia.

KALLXO.com mëson se i njëjti është intervistuar ndërsa në veturën e tij nuk ka pasur persona të tjerë pra ka qenë i vetëm. Ai u has në pikën Zërnosek në Komunën e Leposaviqit rreth orës 14:00.

Intervistimi i tij është bërë edhe me praninë e një përkthyesi. Arrestimi i të njëjtit është bërë nga policët kufitarë ndërsa është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë deri më tani për shkak të aspektit territorial.

Kujtojmë se në vitin e kaluar Qeveria e Kosovës pati marrë vendim që shtetasit e Federatës Ruse qofshin ata edhe diplomatë nuk mund të hyjnë në Kosovë pa pasur vizë.

Në atë kohë, Zëvendësministrja Liza Gashi pati thënë para kabinetit qeveritar tha se ky propozim i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në raport me obligimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, dhe në koherencë më vendimin e fundit të Bashkimit Evropian për pezullim të marrëveshjes për lehtësim të marrjes së vizave Schengen për shtetasit rus, si vazhdimësi e masave kufizuese dhe ndëshkuese kundër Federatës Ruse, për shkak të agresionit ushtarak kundër Ukrainës.

Në veri të Kosovës disa herë janë hasur dhe arrestuar shtetas rus të cilët dyshohej se kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Në vitin 2020 ishin arrestuar dy shtetas rus në fshatin Sharpej të Komunës së Leposaviqit.

Kujtojmë se në vitin 2019 gjatë aksionit të Prokurorisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës,  ishte arrestuar një shtetas rus.

Shtetasi rus ishte i punësuar në UNMIK e më pas ishte liruar nga arresti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments