Po bëhen dy muaj që kur ka nisur seanca konstituive e për 32 vazhdime nuk ka arritur të përmbyllet me konstituimin Kuvendi i Kosovës.
Madje vazhdimet 48 orëshe duket të jenë bërë monotone edhe për vetë deputetët. Këtë e dëshmon prania e vetëm 75 deputetëve nga 120 sa janë gjithsej në vazhdimin e 32-të të seancës.Pas dështimit deputetët vazhduan me akuza dhe kundërakuza duke i vënë gishtin njëra-tjetrës për dështim.
Seanca vazhdon punimet të martën.