7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDështimi 6-mujor i Macron. Presidenca franceze e Këshillit Evropian, pa rezultate në...

Dështimi 6-mujor i Macron. Presidenca franceze e Këshillit Evropian, pa rezultate në Ballkan

Presidenca franceze gjashtëmujore e Këshillit Evropian përfundon zyrtarisht të enjten, por pa iniciativa të reja për heqjen e vetos bullgare për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe rrjedhimisht edhe Shqipërisë.

Qeveria në Shkup pretendon se ende nuk ka marrë një propozim zyrtar nga Parisi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë e po kështu në Sofje ka pasur një periudhë heshtjeje që prej votimit të propozimit francez dhe rrëzimit të qeverisë së Kirill Petkovit.

Javën e kaluar, kryeministri maqedonas e refuzoi propozimin francez, duke e quajtur si shkelës së vijave të kuqe të Shkupit, sa i përket mbrojtjes së gjuhës maqedonase, identitetit, Kushtetutës dhe historisë.

Qeveria e Dimitar Kovaçevskit gjithashtu insiston se negociatat me Bashkimin Evropian duhet të nisin përpara se të bëhen ndryshimet kushtetuese, përmes të cilave do të bëheshin pjesë e preambulës së saj edhe bullgarët, malazezët dhe kroatët.

Socialdemokrati, po ashtu kërkon që Sofja dhe BE-ja t’i japin fund me kërkesat e mëtejshme ndaj Shkupit.

Nga 1 korriku, presidenca e Këshillit Evropian do të merret nga Republika Çeke dhe nëse nuk ka përparim deri në mesnatën e 30 qershorit, mosmarrëveshjet Shkup-Sofje do t’i kalohen Pragës zyrtare.

Në fillim të këtij muaji, qeveria në Çeki njoftoi prioritetet e presidencës së saj, e cila nuk përshkruan zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.burimi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments