Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkosvski vlerëson se dekreti i Qeverisë për zgjedhje më 5 korrik shkatërron sistemin juridik. Ai mendon se me këtë dekret, ekzekutivi ka shpejtuar me qëllim caktimin e datës për zgjedhje pa bërë shqyrtim publik dhe azhurnim të listës zgjedhore. Kjo sipas Dekorvskit madje është shkelje e Kodit Zgjedhor. Megjithatë Derkovski nuk paralajmëron pengesa në proces. I pari i KSHZ-së thotë se fillimi i procedurave do të bëhet pas publikimit të dekretit në Gazetën Zyrtare, duke shtuar se KSHZ-së i nevojiten 35-50 ditë për organizimin e zgjedhjeve. Por zv/kryeministri për Çështje Evropiane thotë se dekreti nuk ka ndryshuar por është precizuar.Deri në publikimin e dekretit në Gazetën Zyrtare duarlidhur mbetet edhe MPB-ja e cila nga Qeveria u angazhua që në KSHZ të dorëzojë listën e personave që mbushin 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve. Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme më 13 qershor, KSHZ-ja dhe Enti Shtetëror i Statistikave duhet të fillojnë me azhurnimin e listës zgjedhore. Më pas duhet ftuar përfaqësuesit e partive politike për nënshkrimin e datës së zgjedhjeve. Pas kësaj pason shorti për bilborde dhe krejt në fund nënshkrimi i Kodeksit për fushatë. Pas kësaj pason fushata zgjedhore e cila sipas afateve duhet të përfundon më 3 korrik. 4 korriku i referohet heshtjes zgjedhore ndërsa më 5 korrik zhvillohen procesi zgjedhor. Afatet zgjedhore kishin ngecur në shortin e numrave në fletëvotim.
Si pasojë e pandemisë, me konsensusin e të gjithë liderëve, Qeveria fuqizoi moratorium për aktivitetet zgjedhore. Të premten presidenti Stevo Pendarovski do të mbajë konferencë për media në të cilën pritet të prononcohet për gjendjen e jashtëzakonshme, takimin e ri të liderëve dhe datën e zgjedhjeve. Qëndrimi i fundit i Pendarovskit ishte se pa konsensus për datën, nuk do të ketë takim liderësh.