7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDerkoski-kryetari i KSHZ / Ankesat nga asnjë parashtrues nuk ishin të plota

Derkoski-kryetari i KSHZ / Ankesat nga asnjë parashtrues nuk ishin të plota

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski thotë se Komisioni i ka refuzuar ose hedhur poshtë të gjitha ankesat sa i përket procesit të zgjedhjeve sepse, siç theksoi, asnjë prej tyre nuk mbështetej plotësisht në dëshmi dhe procesverbale.-

“Nuk kishte aspak dëshmi për ankesat dhe aty qëndronte problemi”, tha Oliver Derkoski në emisionin Top Tema duke e shpjeguar refuzimin e të gjitha ankesave për zgjedhjet.

Ai shtoi se sipas të gjitha gjasava, parashtruesit i kanë shkaqet e tyre se pse i kanë dorëzuar në atë mënyrë.

“Të dorëzoni ankesë në të cilën do të shkruani tri fjali dhe në të cilën do të sqaroni ndonjë situatë për shkelje të të drejtës së votës ose shkelje të procedurës për mbledhje të rezultateve, pa kurrfarë dëshmie konkrete, procesverbal nga vendvotimi në të cilin shihet se ka pasur vërejtje nga një prej të pranishmëve të vendvotimit, nga parashtruesi, ndërsa të prisni se dikush do t’ju pranojë ankesë, kjo nuk do të ndodhë”, theksoi Derkoski.- Advertisement –

Derkoski sqaroi se KSHZ-ja ka hedhur poshtë 1.478 ankesa të së Majtës sepse nuk kishin nënshkrime. I pari i KSHZ-së Oliver Derkoski thotë se nuk ishte e rëndësishme vula, por nevojitet vetëm një nënshkrim që të identifikohet parashtruesi dhe për këto shkaqe si të parregullta sipas Kodit Zgjedhor ishin hedhur poshtë ato ankesa.

“Të gjitha të tjerat 505 ose 504 ishin me tekst të njëjtë, dhe fjali të cilat ishin kopjuar në të gjitha ankesat. Madje në to kishte njëzetë ku shkruante ‘ankesë për vendvotim zgjedhor zero’, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.

Ai potencoi se në 61 ankesa të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës qëndron emri i njëjtë i një të ndjeri dhe teksti i njëjti në shpjegim”, thotë Derkovski i cili vlerëson se kjo nuk është sjellje serioze për një parti politike.

“Partitë politike duhet seriozisht ta kuptojnë punën dhe në të ardhmen pak më shumë kujdes t’i japin kësaj procedure që të mos ndodhin punë të tilla”, shtoi ai.

Përkujtoi se në zgjedhjet presidenciale ka pasur ankesa të plota të mbështetura me dëshmi me procesverbale të treguara dhe dëshmi materiale të cilat KSHZ-ja ka vepruar dhe ka hapur kuti votimi për t’i numëruar votat në to, por në këto zgjedhje nuk ka pasur asnjë ankesë të tillë.

Sa i përket ankesave të VMRO-DPMNE-së për fletëvotimet e pavlefshme, sipas të cilave qytetarët gjatë fushatës janë theksuar për ta shkarravitur “Veriore” në fletëvotimet që më pas të shpallen të pavlefshme, thotë se nëse kanë pretendime të tilla  atëherë duhet të parashtrojnë kallëzim deri tek prokuroria.

 Lidhur me pohimet se është e mundur të bëhen keqpërdorime në pjesën e transmetimit të të dhënave nga procesverbali 16 në 21, Derkoski thotë se rezultatet konfirmohen nga procesverbali 16 ku është konfirmuar rezultati një natë pas zgjedhjeve. Ato procesverbale dhe tërë materialin, potencoi e kanë dorëzuar deri tek KSHZ-ja.

 “Ne si komision një nga një çdo procesverbal i shikojmë dhe për ne ai është dokument i pavlefshëm dhe prej atje futen rezultate në procesverbalin 21. Nëse ka mospërputhje në 21 i bëjmë thirrje KKZ-së të bëjë korrigjim në një grup numrash, janë të mundshme permutacione në grupin e numrave, por procesverbali 21 për ne nuk është i rëndësishëm. Të rëndësishme janë procesverbalet numër 16”, deklaroi Derkoski.

Sqaroi se kur përbëhet ky procesverbal numërohet çdo fletë nga kutia në praninë e Këshillit zgjedhor. Nëse ka vërejtje, thotë, duhet ato të futen që atëherë, sepse secili nga të pranishmit duhet të nënshkruhet në të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments