24.5 C
Tetovo
E enjte, 17 Korrik, 2025
BallinaLajmeDeri në mesnatë duhet të votohet për interpelancën e Talat Xhaferit

Deri në mesnatë duhet të votohet për interpelancën e Talat Xhaferit

Në Kuvend sot pasdite ka vazhduar debati për interpelancën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, të cilin e ka paraqitur  VMRO-DPMNE opozitare. Gjithsej 41 deputetë aplikuan për fjalë. Deputeti Darko Kaevski nga LSDM tha se vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së  e mbrojnë krimin sepse, siç tha ai, disa janë të përfshirë drejtpërdrejt në të, e disa kanë urdhër të drejtpërdrejtë nga “Pallati i Bardhë” dhe Hristijan Mickoski.

Sipas tij, VMRO-DPMNE opozitare po bën obstruksione, bllokada, frenime, provokime dhe gjithçka që e pengon legjislativin të funksionojë mirë dhe në vazhdimësi. Ai theksoi se VMRO-DPMNE-ja është e nervozuar sepse, ndër të tjera, nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve.

Martin Kostovski nga LSDM tha se kapacitetet demokratike të kësaj qeverie të udhëhequr nga LSDM dhe BDI po shfaqen në vepër. Ai mendon se VMRO-DPMNE në mungesë të argumenteve para opinionit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të organizimit të keq apo mendimit se nuk do të ketë interpelancë, kërkon pushime, stenograme etj.

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, thekson se opozita po bën obstruksione dhe i kujton biografinë e Xhaferit, punën, përvojën, angazhimet politike. Ai beson se Xhaferi ka arritur të qëndrojë fort në tokë dhe t’i zbatojë ligjet përkundër dredhive dhe propagandës partiake me të cilat është përballur.

Ademi theksoi se Talat Xhaferi është njohësi dhe respektuesi më i mirë i Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe ligjeve. Ai u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me Xhaferin dhe mundësinë për të mësuar nga ai.

Deputetët janë në pushim të rregullt deri në orën 16:00. Sipas Rregullores seanca duhet të përfundojë deri në mesnatë dhe të votohet për interpelancën e dorëzuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments