-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeri në fund të vitit punësime të përhershme për gjysmën e punonjësve...

Deri në fund të vitit punësime të përhershme për gjysmën e punonjësve shëndetësor me kontrata

Në Shëndetësi pothuajse 2.500 persona janë me kontratë pune. Tendenca jonë do të jetë deri në fund të vitit të paktën për një pjesë të realizojmë zgjidhje, shpresoj të paktën në gjysmën e tyre, nëse gjejmë një zgjidhje me buxhetin ekzistues, ndërsa për ato që do të mbeten do të shohim vitin e ardhshëm”, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të mikroskopit të ri në Klinikën shtetërore të syve, Taravari informoi se ka të ngjarë se deri në fund të vitit të punësohen 300 mjekët e parë specializantë.

“Do të fillojmë nga tetori – nëntori me aplikime dhe me shpresë që deri në fund të vitit të punësohen 300 mjekët e parë – specializantë. Deri më tani janë regjistruar rreth 480 nga gjithsej 640, Shëndetësia do të ketë zgjidhje shtesë për të paktën 500 mjekë të tjerë”, nënvizoi ministri.

Sipas tij, patjetër të zbatohet praktika e marrjes së kuadrove cilësore, ndërsa jo sipas çelësit partiak. Duhet të pranohen persona mjekësor, theksoi Taravari, krejt kjo siç shton në bazë të njohurive të tyre, ndërsa jo nëse dikush është maqedonas, shqiptar, turk.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments