19.1 C
Tetovo
E enjte, 31 Korrik, 2025
BallinaLajmeDeri ku është rezoluta e përbashkët me Bullgarinë? Ministri irlandez Byrne: Maqedonia...

Deri ku është rezoluta e përbashkët me Bullgarinë? Ministri irlandez Byrne: Maqedonia të përmbushë marrëveshjen

Maqedonia ende nuk ka marrë përgjigje nga qeveria bullgare për propozimin për një Rezolutë të përbashkët me Bullgarinë, e cila do të kishte të bëjë me mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, thotë se nuk duhet të miratohen rezoluta që janë kundër fqinjëve, por të mbahemi për ato që janë dakorduar.“Rezolutat apo situatat politike të brendshme nuk duhet të ndërtohen kundër fqinjëve apo dikujt tjetër. Ne duhet të ndërtojmë pozicione të përbashkëta si fqinjë, sepse vazhdimisht i referohemi kritereve të Kopenhagenit, e kushti i parë sipas atyre kritereve është marrëdhëniet e mira fqinjësore – për ne dhe për Bullgarinë. Ajo që ne po bëjmë muajve të fundit, të gjitha vizitat e ministrave për çështje evropiane dhe të ministrave të jashtëm, është që të apelojmë për të gjitha këto shqetësime tona, dhe jo të përgatisim terren për rinegociim të asaj që është negociuar më parë”, tha Orhan Murtezani, ministër për Çështje Evropiane.

Ministri për Çështje Evropiane i Irlandës, Thomas Byrne, i cili është në vizitë në vend, tha se Maqedonia duhet të fokusohet në përmbushjen e obligimeve nga propozimi francez, sepse, siç theksoi ai, ky është i vetmi mënyrë për të hapur procesin e negociatave – jo përmes rezolutave, sepse gjuha maqedonase është e njohur në Bashkimin Evropian.

“Ne besojmë fort se marrëveshja që u arrit para tre viteve, kur të implementohet nga pala juaj, ajo maqedonase, do të hapë procesin e negociatave. Sipas meje nuk ka justifikim tjetër, kështu do të hapen negociatat – negociatat duhet të hapen. Gjuha maqedonase është e njohur nga BE-ja, marrëveshja me FRONTEX është e përpiluar në gjuhën maqedonase. Shqipëria do t’i bashkohet BE-së, kështu që gjuha maqedonase dhe ajo shqipe do ta kenë të njëjtin status si frëngjishtja dhe gjermanishtja, ashtu siç e ka gjuha ime, gjuha gale irlandeze”, u shpreh Thomas Byrne
ministër për Çështje Evropiane i Irlandës.

Përndryshe, Irlanda vitin e ardhshëm pritet ta marrë kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian. Byrne tha se zgjerimi i BE-së mbi bazë të meritave do të jetë një përparësi e fuqishme gjatë kryesimit të tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments