6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDËRGOHET NË BURGUN 313,PËR TË VUAJTUR DËNIMIN 3 VJET E 4 MUAJ,...

DËRGOHET NË BURGUN 313,PËR TË VUAJTUR DËNIMIN 3 VJET E 4 MUAJ, ISH-MINISTRI I BRENDSHËM, SAIMIR TAHIRI


DËRGOHET NË BURGUN 313 ISH-MINISTRI I BRENDSHËM, SAIMIR TAHIRI

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi me 3 vjet e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për shpërdorim të detyrës në lidhje me kushërinjtë e tij narkotrafikantë Habilaj nga Vlora.

Zoti Tahiri, i cili dërgua fillimisht në Policinë e Tiranës dhe mandej te burgu 313, reagoi me një postim në tuiter duke e quajtur vendimin një padrejtësi të madhe, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Ish-ministri i Brendshëm më jetëgjatë i Shqipërisë, u akuzua për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove.

Pas thuajse një dite të tërë në seancë gjyqsëore, Apeli i Posaçëm pasi e kishte rikthyer në rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri për parregullsi në proces, vendosi ta heqë shërbimin e provës për ta dënuar me 3,4 vjet duke e dërguar menjëherë në burgun e sigurisë së lartë 313 në Tiranë.

Ish-ministri i Brendshëm u përmend nga hetimet e antimafias italiane në 2017 kundër narkotrafikantëve të vëllazërisë Habilaj për marihuanë dhe armë.

Ndonëse ish-Prokuroria për Krime të Rënda, sot Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, kërkoi arrestimin e zotit Tahiri, shumica socialiste e kryeministrit Edi Rama nuk e lejoi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments