Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska ka reaguar ashpër në mbrojtje të opozitës shqiptare në Komisionin për Çështje dhe Emërime në Kuvend, shkruan TV21. Stojanoska thotë se deputetët e pushtetit në “mënyrë kriminale” po tentojnë të fusin në votim kandidaturën e Zylfi Adilit-Qufa për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.“Dhe ta në në mënyrë kriminele këtu kemi propozim nga parti në pushtet, që vetëm si pro formë është dhënë si propozim nga një parti e re e krijuar në opozitë, ndërsa propozimin e opozitës së vërtetë në Kuvend, nuk doni ta diskutoni. Jeni mbledhur këtu 7 deputetë shumicë dhe ajde tani të tregojmë fuqi, na lejoni që ta sheh populli se pse reagojmë. Si nuk keni turp! Si nuk keni turp, nuk përmendni emër! A nuk keni turp të përmendni emrin e Zylfi Adilit, kush është Zylfi Adili, çfarë do të na thoni për Zylfi Adilin, si erdhi për propozim? Në fund, pritët që të vijë propozimi që ta thirrni vazhdimin e kësaj seance, këto janë arsyetimet tuaja? Ky është Fronti i juaj Europian?”, tha Stojanoska.