-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaDeputetja britanike, Alicia Kearn: Asociacioni, presion brutal ndaj Kosovës

Deputetja britanike, Alicia Kearn: Asociacioni, presion brutal ndaj Kosovës

Deptutetja në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alica Kearn, sot në llogarinë e saj në Twitter ka komentuar letrën e djeshme nga kancelari gjerman, presidenti i Francës dhe kryeministrja e Italisë drejtuar kryeministrit, Albin Kurti. Kearns, ka pyetur përfaqësuesit e Italisë, Gjermanisë dhe të Francës, pse po kërkojnë ta rrënjosin një territorialitet etnik në Kosovë.

Ka qenë fillimisht analistit i çështjeve të Ballkanit, Jakub Bielamowicz, i cili ka thënë se vendet e lartcekura po ushtrojnë presion mbi kryeministrin në lidhje me Asociacionin ndaj të cilit ka reaguar deputetja.“Një letër nga Gjermania, Franca dhe Italia, që i kërkon Prishtinës që t’i përkushtohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe ‘plotësisht dhe pa kushte’, është një prelud i presionit brutal ndaj Kosovës për të rënë dakord për ndarjen e saj de facto, përfshirë një Republika Srpska 2.0, në këmbim të njohjes ‘eventuale’”, ka shkruar Bielamowicz.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments