Deputetit Kastriot Rexhepi në asnjë moment nuk i ndahen dy persona truproje në çdo lëvizje të tij në qytet.
Kërkuam nga ai përgjigje se nga kush po mbrohet, por nuk u përgjigj konkretisht. Ai shkurt me shkrim u përgjigj:
“Mbas pushimeve kësmet i kam premtuar Fatmirit që do jem mysafir në emision”
Se ka pasur kërcënime Rexhepi tregoi në konferencën për media vetëm pak ditë nga momenti që ishte “zhdukur”.“Kur bëhet fjalë për presione dhe kërcënime, unë këtë nuk ua kam komunikuar as më të afërmve, as familjes, të cilëve i kërkoj falje. Gjatë ditës deri sa kam pasur telefonat e mbyllur, kam marrë mesazhe që janë paraqitur në institucione dhe për shkak të vlerësimit të situatës, për këtë kam sigurim, dhe jo me kërkesë timen”- tha Kastriot Rexhepi – deputet (15 nëntor).
Rexhepi gjithashtu në Click Plus atëherë sqaroi se pse në moment të fundit kishte ndërruar mendje. Ai deklaroi se është konsultuar me ndërkombëtaret dhe se kishte marrë garanci për marrjen e datës për hapjen e negociatave.
Ndryshe lideri i Besës Bilall Kasami menjëherë e përjashtoi Rexhepin nga partia e Besës, ndërsa Ministri i jashtëm Bujar Osmani vendimin Rexhepin e vlerësoi historik.