4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeputeti iLDK-së, Anton Quni , flet për mundësinë e një konflikti të...

Deputeti iLDK-së, Anton Quni , flet për mundësinë e një konflikti të armatosur Kosovë – Serbi

Situata në Ukrainë ka rritur frikën se një vatër tjetër e konfliktit mund të rishpërthejë në Ballkanin Perëndimor, e pika më rrezikshme në këtë pjesë janë tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Analistë të huaj ditë më parë kanë parashikuar se konflikti Kosovë – Serbi mund të përkeqësohet.

Për deputetin e LDK-së Anton Quni nuk ka rrezik për një agresion klasik të Serbisë në Kosovë, raporton Zeri.info.

“Si anëtar i Komisionit për Siguri, ne kemi qasje në informata të cilat janë të rezervuara për publikun, por në bazë të tyre, nëse flasim për një rrezik ose agresion ndaj territorit të Kosovës, ky rrezik është i vogël”, tha Quni në emisionin “Destinim” në Radio Prishtina, transmeton Zeri.info.

Ai tha se kjo nuk mund të ndodhë pasi në Kosovë janë prezentë trupat e NATO-s, por edhe se vullneti dhe morali i qytetarëve për t’iu përgjigjur një konflikti të mundshëm me Serbinë është akoma edhe më i lartë.https://zeri.info/inarticle.html

“Filluar nga fakti se në Kosovë janë forcat e KFOR-it, nën ombrellën e NATO-s, përgjegjëse ndaj OKB-së dhe do të ishte një aventurë e Beogradit që edhe një herë të provokojë çfarëdolloj konflikti me NATO-n, në veçanti me SHBA-në, që kanë rol kyç në këtë organizatë politiko-ushtarake. Ne po ashtu kemi një forcë të konsoliduar që mundet në disa situata taktike në terren me i menaxhua. E treta është motivi i qytetarëve me ju përgjigj çdo rreziku që ju vjen nga jashtë, kemi të bëjmë me një motivim dhe moral më të lartë të të gjithë qytetarëve”, tha Quni.

Ai shtoi se në mungesë të një konflikti të tillë opsion ose alternativë është lufta speciale ku është një spektër i gjerë i veprimeve nga ato psikologjike deri në ato paramilitare. /Zëri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments