8.2 C
Tetovo
E martë, 5 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeputeti i VLEN Halil Snopçe në SHBA, si mbikëqyrës në zgjedhjet presidenciale...

Deputeti i VLEN Halil Snopçe në SHBA, si mbikëqyrës në zgjedhjet presidenciale në Uashington D.C dhe në Virginia

Deputeti në kuadër të VLEN nga radhët e Aleancës për Shqiptarët,krahu i Taravarit, Halil Snopçe ndodhet në SHBA si i autorizuar nga misioni Parlamentar i OSBE-së dhe me autorizim të Drejtorëve ekzekutiv të zgjedhjeve në Uashington D.C dhe në Virginia, mbikëqyrës në zgjedhjet presidenciale në këto dy shtete.

Më poshtë keni postimin e plotë të Halil Snopçes:

Ditën e Martë, më 05 Nëntor, në SHBA do të ketë zgjedhje. Këto zgjedhje me siguri që janë zgjedhjet më të rëndësishme në mbarë globin.

Populli Amerikan do të votojë për President Shteti ku gara zhvillohet në mes Zëvendës Kryetares Kamala Harris dhe ish Kryetarit Donald Trump.

Poashtu do të zgjidhen 34 nga 100 Senatorët e Senatit Amerikan dhe të gjithë 435 përfaqësuesit e Kongresit.

Në kuadër të këtij procesi, si i autorizuar nga misioni Parlamentar i OSBE-së dhe me autorizim të Drejtorëve ekzekutiv të zgjedhjeve në Washington D.C. dhe në Virginia, ditën e zgjedhjeve do të jem mbikqyrës i zgjedhjeve në këto dy shtete në SHBA.

Sot në Washington D.C. nisëm me përgaditjet e nevojshme për ditën e observimit. Kjo është e nevojshme sepse në SHBA çdo shtet i ka regullat dhe procedurat e veta për mënyrën e votimit dhe prandaj OSBE- ja kujdeset që ne si observues të njihemi në çdo detaj.

Urojmë zgjedhje sa më të mira dhe të suksesshme!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments